E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshime te Arsenal. Klubi nis fazen e fundit pergatitore

Mes dyshimit për të ardhmen e dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës Cesc Fabregas dhe Samir Nasri, Arsenal ka nisur fazën e fundit përgatitore në prag të sezonit të ri të Premier Ligës.

Mijëra tifozë euforikë kanë marrë pjesë në seancën e parë përgatitore të zhvilluar në Londër, por atmosfera në skuadrën e Arsen Venger nuk është aspak e njëjtë me atë të fansave të tyre. Tekniku dhe klubi i Arsenalit përballet me largimin e mundshëm të Fabregas dhe Nasri që vazhdojnë të jenë dy prej emrave më të përfolur të merkatos së verës.

Mesfushori spanjoll kërkohet me ngulm nga Barcelona, ndërsa ai francez tundohet nga oferta e Manchester City. Të dy lojtarët kanë shfaqur hapur dëshirën për tu larguar, por klubi londinez nuk do të heqë dorë nga shërbimi i tyre.

Për t’i mbajtur në skuadër, Venger po ndjek një tjetër strategji, duke vendosur emrat e tyre në listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, deri në fund të kësaj merkatoje e ardhmja e Fabregas dhe Nasri nuk është e sigurt.

Ndërkohë, në seancën e parë stërvitore në Londrës, Venger ka patur në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë, përfshirë dhe blerjen më të re, Gervinho. Sulmuesi afrikano-jugor u transferua te Arsenali nga francezët e Lille, por për të siguruar një vend titullari duhet të mundë rivalitetin e fortë të Van Persie dhe Chamack.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›