Dyshimet, Mlladiç fshihet në kufirin drejt Maqedonisë
Gazetat “Mirror” dhe "Kronen Zeitung”, pretendojnë se kanë zbuluar vend ndodhjen e të shumëkërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç.
Gazeta angleze “Mirror” shkruan se i kërkuari për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Ratko Mladiq me një ushtri prej 200 ushtarësh fshihet në një bunker në kufi me Maqedoninë.
Sipas gazetës kjo është dëshmia e një 43 vjeçari i cilo thotë ka qenë ish- truprojë e gjeneralit serb.
Ish- truproja e Mlladiçit, i cili po negocion për të të marrë shpërblimin prej 5 milionë dollarësh, që Tribunali i Hagës ka dhënë për çdo person i cili ndihmon në arrestimin e gjeneralit, thotë se policia duhet të shpejtojë për ta arrestuar, pasi Mlladiq është shumë i sëmurë.
Po ashtu edhe gazeta austriake "Kronen Zeitung”, duke u thirur në burime anonime shkruan se krimineli Ratko Mladiq fshihet në kufirin drejt Maqedonisë, në male ku kullot dele dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gazeta duke u bazuar në deklaratën e një serbi 43-vjeçar nga Vjena shkruan se Mlladiç fshihet në një bunker të vjetër të Titos, në kufirin drejt Maqedonisë, ku e ruajnë rreth 200 ushtarë të armatosur.
Në shkrimin e të përditshmes austriake thuhet se Mlladiç është i maskuar si çoban i cili gjoja ruan afër 150 dele.
Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi ka kërkuar arrestimin e tij që në vitin 1995 së bashku me Radovan Karaxhiçin ndaj të cilit ka filluar gjykimi në Shveningen të Holandës. Të lartëpërmendurit akuzohen për vrasjen e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës. (INA)