E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, 13 persona të prekur nga Hepatiti A

Gjirokastër- Shtohen rastet e të prekurve me verdhëz në qytetin e Gjirokastrës, veçanërisht gjatë muajit të fundit. Deri tani numërohen 13 të prekur, prej të cilëve 11 janë shtruar në repartin Infektiv për të marrë kurën e duhur mjekësore.

Mjekët e shohin këtë si një situatë shqetësuese. Të prekurit nga ky virus zakonisht janë pjesëtarë të së njëjtës familje dhe ata banojnë në zona të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës si “Zinxhira”, “Çfakë”, “11 janari”, “Punëtore” etj.

“Ka rreth një muaj që në pavijonin tonë shtrohen të sëmurë me hepatit viral (hepatiti A), që rrugën e transmetimit e ka fekale-orale. Megjithëse bëhet fjalë për raste sporadike duhet bërë shumë kujdes në përdorimin e ujit të pijshëm, i cili duhet blerë ose të konsumohet i zjerë si dhe në higjienë’, është shprehur mjeku infeksionit Adrian Misha.

Ndërkaq, vetëm një ditë më parë specialistë të higjienës në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gjirokastër garantuan se uji që konsumojnë banorët është brenda të gjithë parametrave normalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›