Kapshticë, 4 mijë emigrantë në 24 orë
Kapshticë- Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë 4 mijë emigrantë shqiptarë. Për fat hyrja e tyre së fundi nuk është shënuar me probleme, apo me radhë të gjata.
Sipas kompandantit Qamil Shkaba, pavarësisht fluksit në rritje është punuar me intensitet të lartë për të shmangur radhët. Nga pala greke po punohet me 3 sportele, po kaq edhe nga pala shqiptare. Në anën tonë, sipas Shkabës në anën tonë të doganës janë në gatishmëri edhe 2 sportele të tjera, për çdo situatë fluksi të papritur.
Bashkë me numrin e madh të emigrantëve është shënuar edhe numër i madh automjetesh. Vetëm në 24 orë, sipas statistikavekanë hyrë mbi 1 mijë automjete.