Dyshimet e Sllavishës

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Sllavisha Petkovic, i ka bërë thirrje publike EULEX-it, Prokurorisë Speciale dhe Task Forcës Anti Korrupsion që të hetojnë pasurinë si dhe dy pozitat që mban anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petrovic.
Petkovic që tashmë është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kryetar i Partisë Serbe Social Demokrate në Kosovë, ka thënë për Express se ai është i bindur se organet e hetuesisë kanë çfarë të gjejnë në rast se ata hetojnë pasurinë dhe pozitat që mban kryetari i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Sllobodan Petrovic.
Ky deputet serb thotë se përveç pasurisë që duhet t`i hetohet, ai është shumë i bindur që Sllobodan Petrovic ka keqpërdorur dhe abuzuar me dy postet që mban si drejtor në Postë-Telekomin e Kosovës (PTK) si dhe si anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“Nëse nuk kanë filluar hetimet ndaj tij, jam i sigurt se EULEX-i do ta bëjë një gjë të tillë, dua t`i them EULEX-it kryeprokurorit, organeve të tjera që të shikohet vetëm lista e të punësuarve serbë në PTK, kush janë ata njerëz dhe a punojnë të gjithë ata dhe se a ka aty edhe emra fiktivë, e që rroga e tyre i shkon në xhirollogari tjetërkujt”, thotë ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkovic.
Sipas tij, kryetari i SLS-së, Sllobodan Petrovic ka abuzuar edhe me pozitën që mban si anëtar i Bordit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP)
Petkovic ka thënë për gazetë se Petrovic ka përfituar në mënyra të ndryshme falë pozitës që ka në AKP.
“Si anëtar i Bordit të AKP-së, lë të shihet ose hetohet se kujt i ka dhënë nënshkrime për privatizime të ndryshme dhe aty mund të shihet se me çka ai është kompensuar për nënshkrimin që ka vënë si anëtar i Bordit të AKP-së”, thotë ish-ministri për Kthim.
Ai ka rrëfyer se kur ka qenë ministër për Kthim, njerëz të Partisë Liberale Serbe i kanë kërkuar ndihmë për të formuar partinë.
“Pikërisht kjo është ajo që dëshiroj ta them se nga momenti që unë kam qenë ministër, nuk është fort kohë e gjatë dhe në atë periudhë këta njerëz nuk kanë pasur asgjë, tash Anëtari i Kryesisë së Kuvendit apo kryetari i SLS`së, Sllobodan Petrovic, i cili ka rregulluar një kështjellë- shtëpi, në Llapnasellë që së paku kushton 200 mijë euro dhe tash është një pyetje këtu për kryeprokurorin e EUELX-it, Prokurorinë Speciale, Task Forcën Anti korrupsion, nga këto të gjitha këto për një periudhë shumë të shkurtër? Unë këtë person e njoh shumë mirë dhe e di pasurinë e tij, çka ka pasur para se të hynte në politikë. Ai njeri ka hequr edhe për bukë goje”, thotë Sllavisha Petkovic. Ai madje ka sugjeruar që pasuria e Sllobodan Petrovicit e deklaruar në vitin 2007 në OSBE dhe në Agjencinë Kundër Korrupsion, dallon shumë me pasurinë që ai e ka deklaruar pak muaj më parë në këtë agjenci.
“Është e mirë që të shihet se ai në momentin që ka hyrë në politikë se çfarë pasurie ka deklaruar në OSBE dhe Anti Korrupsion, të merren ato të dhëna dhe të shihen tash se çfarë pasurie ka dhe do të bindeni për këtë që po flas deri tani”, mendoi ai.
Ai thotë se për një kohë të gjatë ka qenë ministër për Kthim dhe Komunitete dhe nuk ka mundur nga të ardhurat e tij personale që të blejë një banesë apo shtëpi për të jetuar.
“Sot jetoj në Prishtinë, privatisht; nuk kam mundur asgjë nga të ardhurat e mia personale të kursej dhe të blej ndonjë banesë apo shtëpi dhe tash si është e mundur që Petrovic për një kohë shumë të shkurtër të bëjë gjithë këtë pasuri”, ka vlerësuar ai.
Gazeta nuk ka mundur të shtunën të kontaktojë me kryetarin e SLS-së në lidhje me këto akuza që janë bërë ndaj tij nga ish-ministri për Kthim, për shkak se ai ndodhet jashtë Kosove.
Emri i Sllavisha Petkovicit, deputet dhe kryetar i partisë serbe socialdemokrate në Kosovë, është përmendur disa herë në media për afera korruptive.
I pyetur nëse zyrtarë të EULEX-it mund ta arrestojnë për ndonjë vepër të mundshme penale, ai ka thënë se nuk kanë ndonjë arsye që të ndodhë kjo.
“Unë jetoj në qendër ë Prishtinës, kush është ai i çmendur që e di që ka bërë ndonjë gjë dhe jeton këtu, sikur të kisha thyer ligjin gjë për të cilën ju flisni, unë nuk do të jetoja në këtë vend”, ka thënë krejt në fund ai.