E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, djemtë e Mubarakut dalin para gjykatës

Dy djemtë e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, pritet të dalin sot para gjykatës në Kajro me akuzat për korrupsion, njofton agjencia e lajmeve DPA.

Shtatë persona të tjerë thuhet se përballen gjithashtu me akuzat për asistimin e Ala dhe Gamal Mubarakut në manipulimin e bankave lokale për të pasur përfitime joligjore.

Nëntë të akuzuarit pritet të paraqiten para Gjykatës Penale në Akademinë Policore që ndodhet diku në rrethinën e Kajros.

Djemtë e Mubarakut u dënuan në muajin e kaluar për akuza të tjera, gjithashtu të ndërlidhura me korrupsionin.

Mubarak, 84 vjeç, po vuan dënimin me burg të përjetshëm pasi një gjykatë e shpalli fajtor me akuzën për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve gjatë revoltave që çuan në dëbimin e tij nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›