E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshja Topi-Rama bashkohen në sulmet imorale ndaj universiteteve jo-shtetërore

08-03-2012 / Redaksionale

Duket e çuditshme që sa herë kreu i PS, Edi Rama, flet për arsimin të jep idenë s’e ka të vёshtirё të prodhojë politike safi dhe tё faktorizojё idetë e opozitës nё zhvillimin social-ekonomik tё vendit. Ramёs i pëlqen ethshёm tё sulmojё gjithandej, por jo tё mbrojё me fakte dhe fatura financiare njё tezё reforme tё mundshme. Flet pёr rilindje tё çdo gjёje sikur po farkëton njё shoqëri utopike nga e para. Pёr shembull, nё mёnyrё recidive Rama pёrsёriti një mendim zhvlerësues ndaj Universiteteve jo shtetërore, që sipas tij, “Diplomat e universiteteve private janë si ato letrat e dikurshme me vlerë që nuk u hyn kurrë në punë shqiptarëve”. Edhe presidenti ende nё detyrё Topi, pak a shumё deklaroi tё njёjtёn gjё gjatё dekretimit tё rektorëve tё rinj, ku shprehu shqetësimin e tij edhe për kontrollin e diplomave, pasi sipas tij studentë të pamerituar vlerësohen, duke kërkuar standardizim të saj. Sinkronizimi i rrahjeve tё zemrës dhe mendimeve Rama-Topi po bëhet gjithmonë e mё i dukshёm. Janё provat gjenerale tё njё aleance amorale përtej sё majtёs dhe sё djathtёs. Sidozot kёto dy deklarata politike erdhёn nё ditën e mësuesit, 7 marsin, si dhuratë për qindra profesionistë të dijes që punojnë me përkushtim dhe sakrifica nё Universitet Private. Njё dhuratё qё brenda ka tritol urrejtje ndaj dijes sё lirё, tё pavarur, qё pavarësisht çdo gjëje, diplomat e çdo universiteti apo shkolle seleksionohen nga konkurrenca e tregut tё lirё.
Ndërsa Topi e bёri sefte, para një jave fiks shefi i opozitës deklaronte se “Universitetet janë kthyer në streha vorfënore të mjerimit akademik”. Mirёpo, Rama tenton t’u shpjegojë qytetarëve një gjë që vështirë se e kupton vetë: Politika pikë së pari është përgjegjësi ndaj zgjidhjes së problemeve të qytetarëve dhe jo shumëfishimit të tyre. Politika është e bukur kur mendon dhe punon të jetë promotorja e reformave të domosdoshme të arritjes së ca standardeve të larta në universitete shtetërore dhe krijimin e një klime miqësore për lindjen e Universiteteve private, që nxisin konkurrencën e sipërmarrjes së lirë të qytetarëve në fushën e dijes. Prandaj janë politikanët si profesionistë të sintezës së nevojave dhe kërkesave të reja të popullsisë. Kush e mban mend situatën e nderë të konkurseve për hyrje në fakultete nga ana e studentëve do të mirëkuptojë gjithë punën e bërë për të shmangur abuzimet dhe liberalizimin e një sektori të atrofizuar dhe tautologjik.  
Ndërkaq, organizimi nga PS i tryezave si ajo atë për drejtësisë, arsimin, sportin apo dhe ekonominë janë organizime të tipit të OJQ-ve dhe jo lëvizje për të prodhuar politikë. Tryezën për arsimin, të cilën Rama e mblodhi dje, duket mё shumё si njё tentativë e kryesocialistit për të kompensuar mangësitë që ka në arsim. Nëse flasim për probleme të arsimit, ai ka vetë probleme me arsimin në radhë të parë, pasi ka një shkollë gjysmake, 3 vjeçaren e Institutit të Arteve. Duhet tё kujtojmë kёtu se edhe Enver Hoxha kishte njё shkollё gjysmake. Prandaj janё tё rrezikshёm njerёzit me formim tё mangёt nё dije dhe nё elaborimin analitik tё ngjarjeve. Fakti qё gjatё diktaturёs aftёsia e tё gjykuarin u fik, pasojat janё tё dukshme edhe sot nё disa politikanё.  

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›