Sot përzgjidhet projekti fitues për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës

Nis ndërtimi i Tiranës moderne Europiane - Bashkia e Tiranës përzgjedh sot fituesin e njërit nga projektet për zhvillimin e kryeqytetit. Zgjatimi i Bulevardit dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës
I lançuar nga Lulzim Basha gjatë fushatës elektorale si projekt strategjik, zgjatimi i Bulevardit të Tiranës dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës nis të kthehet në realitet. Sot, 7 prej 20 studiove më të mira arkitekturore të botës paraqesin projektet e tyre, për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Studiot Arkitekturore: DAR Group Turkey & United Kingdom, Ëest 8 - The Netherlands, Albert Speer & Partners - Germany, Cino Zucchi Architetti - Italy, Gerkan, Marg & Partners - Germany, Kees Christianse & Partners - The Netherlands, Grimshaë Architects - United Kingdom do të prezantojnë masterplanet për zgjatimin e Bulevardit, deri tek lumi i Tiranës, me gjatësi 1.7 km dhe për zhvillimin e sipërfaqes përreth saj, prej 132.8 ha. Sipas nënkryetares së bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku këto studio do të sjellin dhe një masterplan për rehabilitimin e lumit të Tiranës, prej 6.7 km dhe zhvillimin e zonës përreth. “Shtatë studiot arkitekturore do të paraqesin dhe propozime për zhvillimin e zonës, nga lumi i Tiranës deri në Paskuqan, përfshirë edhe zgjatimin e Bulevardit si dhe për zhvillimin e Kodrave të Paskuqanit. Projekti më i mirë do të përzgjidhet nga një juri me personalitete të njohura”, u shpreh Tabaku. Kryetar i Jurisë është Lulzim Basha, Kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa në përbërje të jurisë do të jetë Giles Robin Dolphin ish-Kryeurbanist në Londër dhe Autoritetin e Lartë. Më 13 janar 2012, ai doli në pension si Kryeurbanisti i Kryebashkiakut të Londrës, si përgjegjës për përgatitjen e Planifikimit Urban të Londrës dhe këshilltar i Kryebashkiakut aktual, Boris Johnson, dhe kryebashkiakut të mëparshëm, Ken Livingstone, për gjithë planifikimin dhe çështje në lidhje me të (si plan urban, masterplan dhe struktura të planifikimit urban). Më 16 janar 2012 mori Çmimin e Planifikimit Urban në Londër, “Për kontributin e dhënë në Planifikimin e Shkëlqyer në qytetin e Londrës. Filip Rode drejtor ekzekutiv i Shkollës Ekonomike në Londër për Qytetet dhe i Shoqërisë së Kërkimeve të Larta ku aktualisht drejton Forumin e Drejtorëve në Qendrën Kërkimore të Shkollës Ekonomike në Londër. Rode u emërua Këshilltar i Liderëve për Shtimin e Gjelbërimit (LSG) në vitin 2011, e cila është shoqatë globale e qyteteve, rajoneve, vendeve dhe korporatave. Penali i jurisë përbëhet më tej nga Daniel Libeskind, Krye Arkitekti i Studios “Daniel Libeskind” në SHBA Daniel Libeskind, i diplomuar për Arkitekturë, dhe master. BDA AIA, është një nga arkitektët dhe dizenjuesit më të njohur ndërkombëtarë. Prof. Dr. Sarah Whiting, Dekane e Shkollës së Arkitekturës në Universitetin Rice, SHBA një nga qendrat e grupeve të interesit për arkitekturë që bashkon një nga platformat mbi praktikat e projektimit përmes kërkimeve në subjektet e përbashkëta të arkitekturës. Prof. Dr. Agron Lufi, Pedagog në fakultetin e Arkitekturës, në Universitetin e Tiranës. Apollon Baçe, Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Flamur Kuçi, Këshilltar i Kryeministrit Berisha dhe urbanist i njohur si dhe Ulrike Bega, Këshilltare e Kryetarit të Bashkisë, Shqipëri.
...