Dyshohej si shkaktari i vetëvrasjes së gruas, arrestohet 2 vjet pas ngjarjes
Petrit Goga, 31-vjeç, u prangos pas rihapjes së çështjes me kërkuar nga ai dhe vjehërri
Luan Kondi
Tiranë – Më shumë se dy vjet pasi bashkëshortja e tij u vetëhodh në pusin e shtëpisë ku gjeti vdekjen, prokuroria ka fajësuar atë si përgjegjës për veprimin fatal të 28-vjeçare. Petrit Goga, 31-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë është arrestuar dje nga zyra e hetimit të vrasjeve në policinë e kryeqytetit pasi akuzohet për veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”.
Arrestimi
Burime policore thanë për gazetën “Albania” se arrestimi i tij u bë sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimit penal, pasi me vendim të datës 09 Korrik 2009, lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke e akuzuar për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Ngjarja për të cilën akuzohet Petrit Goga ka ndodhur më datë 4 maj të vitit 2007 në Ndroq të Tiranës, kur 28-vjeçarja Mimoza Goga u hodh në pusin pranë shtëpisë. Kanë qenë dy fëmijët e 28-vjeçares të cilët dhanë alarmin. Menjëherë bashkëshorti i saj dhe të afërmit e tij e nxorën nga pusi atë dhe e transportuan drejt spitalit. Por nëna e dy fëmijëve të mitur ndërroi jetë ende pa mbërritur në duart e mjekëve. Nga hetimet e prokurorisë dhe policisë rezultoi se Goga ishte vetëhedhur në pusin e shtëpisë pasi dyshohet se keqtrajtohej nga bashkëshorti dhe njerëzit e ti. Në atë kohë policia dhe prokuroria e mbyllën çështjen si një vetëvrasje të pastër, ndërkohë që babai i viktimës Shaban Rama, se bashku me të shoqin e saj, Petritin, iu drejtuan gjykatës duke kërkuar të urdhëronin rihapjen e çështjes, pasi sipas tyre Mimoza sapo kishte lindur fëmijën e dytë dhe nuk vuante nga depresioni. Gjykatësi Sokol Tona vendosi që çështja të rihetohej pasi kishte të dhëna kontradiktore në dosje, të cilat nuk e bindnin që gruaja të ishte vetëvrarë.
Deklarata
Pak kohë pas ngjarjes bashkëshorti i 28-vjeçares deklaroi në media se nuk ia merrte mendja që e shoqja Mimoza të ishte hedhur vetë në pus. Ai që madje këmbëngulte se bashkëshortja e tij nuk ishte vetëvrarë u arrestua me urdhër të Prokurorisë pas hetimeve dy vjeçare për këtë çështje. Bashkëshorti akuzohet ta ketë detyruar të shoqen të kryeje vetëvrasje, dy ditë pasi ai e kishte ngujuar në banesën pas një dhune sistematike për shkaqe xhelozie. Deklaratat që e kanë bërë të dyshimtë burrin janë dhënë nga vëllezërit e tij dhe kunatat, njëra prej tyre e dyshuar si autore, por që pas arrestimit te Petritit ndaj saj nuk ka me hetime.
Emigrantët të interesuar për pasaportat biometrike në Korçë
Korçë - Që nga fillimi i muajit Korrik, 1400 qytetarë, kryesisht emigrantët të kthyer në vendlindje për pushimet verore, janë drejtuar në zyrat e Gjendjes Civile për t’u pajisur me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Por numri më i madh vihet re në zyrën e aplikimit pranë Bashkisë në Korçë. “Qytetarë dhe veçanërisht emigrantë të ardhur nga Greqia janë të shumtë këto ditë në sportele, ku blejnë kuponët për pasaporta biometrike”, - për mediat, përgjegjësja e zyrës, Rajmonda Malo. Sipas saj, që nga fillimi i muajit janë shitur 1400 kuponë, nga të cilat 660 për pasaporta biometrike dhe 740 për karta identiteti. “Një interesim i veçantë për pajisjen me pasaporta biometrike vihet re tek emigrantët, që e shikojnë këtë dokument identifikimi si një domosdoshmëri për fëmijët e tyre", - thotë Malo. Zyrat e shërbimit postar dhe ato të aplikimit këto ditë punojnë me personel të plotë për të përballuar në kohë kërkesat e qytetarëve për pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. “Meqenëse dhe në ditët në vijim pritet të jetë në rritje numri i shitjes së kuponëve nga ardhja e emigrantëve për pushime, do të punojmë me personel të mjaftueshëm dhe orar të zgjatur", tha përgjegjësja e zyrës postare në Korçë. Ajo theksoi se përcaktimi i afatit të pajisjes me karta identiteti deri në datën 30 Dhjetor 2009, ka nxitur qytetarët që të shpejtojnë për pajisjen me karta identiteti.
Gjykata, 17 vjet burg grupit që tentoi të trafikoje drogë në Greqi
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje vendimin përfundimtar për grupin që, tentoi të trafikonte 101 kilogram bime narkotike, e llojit Cannabis sattiva, nga Shqipëria në Greqi. Kështu, Gjykata shpalli fajtor dhe dënoi me 9 vjet burg të pandehurin Ervin Hoxha, për “trafik narkotikësh” në bashkëpunim. Ndërsa, katër të pandehurit e tjerë të këtij procesi, Klevin Tomorri, Andi Nazeraj, Shkëlzen Lamçe dhe Ervin Saliaj, janë dënuar me nga 2 vjet burg secili për moskallëzim të krimit. Personat e sipërpërmendur, janë ngarkuar me përgjegjësi penale për një episod të trafikut të narkotikëve të konstatuar më 8 dhjetor 2008 në Gjirokastër. Forcat e policisë së Gjirokastrës zbuluan në vendin e quajtur Ceçëm, në anë të rrugës Vrisera - Llongo të komunës Dropull në Gjirokastër, një automjet të braktisur me 101 kg Cannabis sattiva, e cila, sipas hetimeve, ishte destinuar për tu trafikuar në Greqi, nëpërmjet rrugës tokësore. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila mundësoi zbulimin dhe më pas arrestimin e autorëve të trafikut, konkludoi se përgjegjës kryesor i tij, ishte, Ervin Hoxha, ndërsa të tjerët, ishin përdorur në rolin e transportuesve të bimës narkotike.
Prokuroria, 20 dëshmitarë në procesin ndaj të akuzuarit për vrasjen e policëve
Tiranë - Procesi gjyqësor ndaj Afrim Hasanit, i akuzuar për vrasjen e dy punonjësve të policisë në Kukës, do të vijojë me pyetjen e dëshmitarëve të akuzës. Prokuroria, ka thirrur për të dëshmuar në këtë proces, mbi 20 persona, të cilët besohet se kanë njohuri mbi rrethanat e ngjarjes. Dëshmitarët pritet të paraqiten para Gjykatës së Krimeve të Rënda në seancën e radhës, e parashikuar për t'u zhvilluar pas disa ditësh. Afrim Hasani, është nën procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi akuzohet për vrasjen me armë zjarri të dy punonjësve të policisë Shkëlzen Dobrushi dhe Ramazan Hilaj, në 16 mars të këtij viti në fshatin Shënmri, te Kukesit. Ai është arrestuar pak orë pas ngjarjes së rëndë, në një operacion të forcave speciale. Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila hetoi çështjen, konkludoi se shkak i ngjarjes së rëndë të jetë bërë hakmarrja e Hasanit ndaj dy punonjësve të policisë për padinë penale që kishin ngritur ndaj tij për “shkatërrim të pronës së një qytetari” dhe “kundërshtim të forcave të rendit”. Afrim Hasani, 33 vjeç nga Kukësi, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.
Asgjësohen mallra, kontrolli i identifikon si të skaduara
Kukës - Mbrojtja e konsumatorit nga produktet e skaduara është në qendër të vëmendjes së specialistëve të shëndetit publik e të drejtorisë rajonale të bujqësisë në rrethin e Kukësit. Kështu, vetëm për periudhën qershor -10 korrik nga kontrollet e ushtruara në pikat e shitjes së qytetit të Kukësit janë asgjësuar mallra me një vlerë prej mbi 400 mijë lekë, thotë përgjegjësi i zyrës së higjienës në drejtorinë rajonale të shëndetit publik, Neritan Biba. Sipas tij, shqetësim përbën se mallrat e asgjësuara janë kryesisht mallra që përdoren nga fëmijët si kos frutash, çokollata, akullore panda, biskota, vafera, nukreme etj. Është kjo arsyeja që kontrollet ndaj njësive tregtare të këtyre mallrave janë shpeshtuar në bashkëpunim edhe me sektorin e sigurimit ushqimor të drejtorisë rajonale të bujqësisë.
Sigurimi i emigrantëve, shërbim në pikën kufitare në port
Vlorë - Për të rritur numrin e emigrantëve të siguruar Drejtoria Rajonale e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Vlorës, ka nisur të zbatojë një program të posaçëm shërbimi, duke e zhvendosur atë pranë pikës kufitare të portit. Drejtoresha e këtij institucioni, Laureta Bejkosala, tha për mediat se “në këto mjedise është afishuar një material i pasur promocional, përmes të cilit publikohen tarifat dhe procedurat që duhet të ndiqen, për të realizuar sigurimin vullnetar”. Krahas kësaj, në mjediset e portit janë vendosur edhe punonjës të këtij institucioni, të gatshëm për të përfunduar këto procedura. Kjo praktikë pune ka nisur t’i japë efektet e para dhe disa dhjetëra emigrantë, janë siguruar vullnetarisht këto ditë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Fluksi i emigrantëve që sigurohen, rritet ndjeshëm në periudhat e pushimeve, ku përfshihet edhe sezoni veror, kur ata kthehen në vendlindje. Aktualisht, rezultojnë të siguruar vullnetarisht mbi 5000 persona, prej të cilëve një pjesë e konsiderueshme janë emigrantë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Evropës.
14 Korrik 2009