Gripi i derrit, Silva Bino: “Po presim rezultatet për një student që është me gripin A”
Shtohet numri i mostrave të marra për ekzaminime nga persona të ndryshëm
Emanuela Sako
Gripi i derrit tashmë ka gjetur terren të favorshëm edhe në vendin tonë. Megjithëse asnjë rast nuk është konfirmuar si i prekur nga virusi, specialistët shprehen se po priten rezultatet për rastin e një studenti nga Gjirokastra që është me gripin A. Për të verifikuar dhe konfirmuar këtë rast, priten rezultatet nga laboratori Rumun. ISHP-ja ka marrë rreth 70 mostra dhe rasti më i fundit është ai i një studenti që aktualisht ka rezultuar me virusin e gripit të tipit A. Pavarësisht se Shqipëria nuk shënon asnjë rast, specialistët e ISHP-së, shprehen se duhet të shtohen masat duke u marrë mostra për të gjithë rastet që paraqiten me simptoma të virusit. “Kemi vetëm një rast që është ekzaminuar dhe ka dalë i tipit A, që mendohet se është grip i zakonshëm dhe që jemi duke bërë procedurat e mëtejshme. Jo më vonë se nesër pjesën tjetër e mostrave ne do t’i dërgojmë në Rumani për të konfirmuar diagnozën tonë”,- shprehet Silva Bino, Shefja e Departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP.
Situata
Ditët e fundit është shtuar numri i mostrave të marra nga specialistët për kryerjen e ekzaminimeve. Brenda një jave specialistët kanë marrë 10 mostra dhe kanë kryer ekzaminimet në laborator, ndërsa në total janë 71 mostra. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë mostra në qytetin e Fierit, Durrësit, Gjirokastrës dhe Tiranës. Ndërkohë që harta e të dyshuarve për virus po zgjerohet çdo ditë e më tepër. Të premten është marrë mostra e studentit të dyshuar nga Gjirokastra. Autoritetet e shëndetësisë shqiptare deklarojnë se në vend nuk ka asnjë rast me virusin AH1N1. Sipas specialistëve të ISHP-së edhe në vendin tonë është rritur vigjilenca. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, thotë se tashmë ky virus nuk mund të parandalohet në kufi. Prandaj duhet rritur vigjilenca, duke u kërkuar mjekëve të familjes të marrin mostra nga të dyshuarit.
Laboratori
Pritet që së shpejti të hapet Laboratori i Virologjisë, i cili do të shërbejë për ekzaminimin e virusit të gripit të derrit dhe mjaft sëmundjeve të tjera ngjitëse. Në fund të muajit në ISHP do të përfundojë plotësisht Laboratori i Virologjisë, ku do të kryhen dhe të gjitha analizat. Ky është laboratori i parë i këtij lloji në vendin tonë. Në ISHP, tashmë ka ardhur dhe një sasi Tamifluje, e cila do të shërbejë për kurimin e rreth 4500 pacientëve të parë, nëse do të preken nga virusi AH1N1.
QSUT, në shtator hapet qendra për trajtimin e alkoolistëve
Shqipëria do të ketë së shpejti qendrën e parë Alkooliste për trajtimin e personave që janë nën ndikimin e alkoolit. Në muajin shtator pritet të nisë funksionimi i Qendrës Alkooliste për personat e varur nga alkooli. Ky shërbim është vendosur brenda territorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pranë ambienteve të Spitalit Psikiatrik dhe mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shkollën Europiane të Alkoologjisë me qendër në Udine (Itali). Kjo qendër do të mundësojë shtrimin e 12 personave në muaj, me trajtim të kombinuar psikoterapetik dhe medikamentoz. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të alkoolizuarit do të ndiqen për një vit me radhë.
“Për 11 muaj, pacientët do të trajtohen ambulatorisht jashtë spitalit, nëpër klube rehabilitimi, që konsiston në dhënien e një medikamenti antialkoolik, i kombinuar me psikoterapinë”, - theksojnë specialistët e MSH-së. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht punohet edhe për ngritjen e të klubit të parë të alkoolistëve në trajtim. Strukturat shëndetësore kërkojnë ndihmën e familjarëve në këtë proces, pasi të alkoolizuarit janë një kontingjent i vështirë për t’u rekrutuar për rehabilitim. Për të mos u ndjerë pacientë është menduar një pushim në fundjavë në shtëpi, gjë e cila, konsiderohet me vlera të rëndësishme psikologjike. Ngritja e një klinike për trajtimin e varësisë alkoolike është në përputhje edhe me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të cilën abuzimi me alkoolin është problem prioritar i shëndetit publik, për patologjitë e rënda (si ciroza hepatike), por dhe për impaktin e tij social. Sipas një studimi të kryer kohët e fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, vendi ynë konsumon më pak alkool për frymë sesa shumica e vendeve europiane, megjithatë ka një tendencë në rritje për përdorimin e tij nga të rinjtë. Ndërkohë, Studimi Demografik për Shëndetin, që sapo ka përfunduar fazën e mbledhjes së të dhënave në terren, do të sjellë fakte të reja që mund të krahasohen me studimin e fundit të këtyre përmasave në vend, i kryer në vitin 2002 dhe i publikuar në 2003. Nga të dhënat më të fundit, meshkujt shqiptarë konsumojnë alkool shume më shumë se sa femrat. Rreth gjysma e meshkujve shqiptarë konsumojnë alkool pothuajse çdo ditë, ndërkohë që tek femrat konsumi i alkoolit është shumë i ulët. Specialistët e shpjegojnë këtë situatë me stadin e zhvillimit social të vendit tonë. Konsumi i alkoolit ka tendenca në rritje tek femrat, ndërsa tek meshkujt ka prirje për staniacion. Femrat që konsumojnë më shumë alkool janë ato me status social-ekonomik më të lartë, që janë në punë, më të arsimuara dhe që banojnë në qytete dhe sidomos në Tiranë. Ndërsa femrat që jetojnë në fshat dhe sidomos ato që nuk punojnë, pothuajse nuk e kanë të zhvilluar fare prirjen drejt alkoolit. ISHP-ja ka nisur një program kombëtar për të nxitur shkollat që promovojnë shëndetin.
Pediatri, rreth 200 fëmijë drejtohen çdo ditë nga temperaturat e larta
Me shtimin e temperaturave janë rritur edhe problemet shëndetësore tek të vegjlit. Mjekët në Pediatrinë e QSUT-së, shprehen se ka një fluks të vegjlish me probleme të ndryshme, që shkaktohen nga temperaturat e larta. Në Spitalin e Pediatrisë janë paraqitur gjatë fundjavës rreth 200 pacientë të vegjël, me simptoma të stinës, si bark, të vjella etj. Mjekët theksojnë se pasi kanë marrë ndihmën e duhur si dhe këshillat përkatëse nga mjekët, pacientët janë larguar nga ambientet e spitalit. Sipas specialistëve edhe pranë Spitalit Infektiv janë paraqitur rreth 100 pacientë, ndërsa në shërbimin e kardiologjisë rreth 100-120 pacientë me simptoma nga temperaturat e larta. Mjekët bëjnë apel që të tregohet kujdes me ushqimet që konsumohen, për të cilat blerësit duhet të sigurohen që janë të kontrolluara dhe të sigurta. Ata këshillojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve, deri 2 litrave ujë në ditë, fruta dhe zarzavate, ndërsa kujdes të veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna e të sëmurët kronikë. Specialistët theksojnë që duhet të bëhet reduktimi i sforcove fizike në orët më të nxehta të ditës dhe duhet të vihet në funksion mbajtja e kapelës apo çadrës, në raste të daljes në rrugë, mbajtja e rrobave të gjëra, të lehta, me ngjyra të çelura (mundësisht prej pambuku) janë të tjera këshilla që japin mjekët. Ndërsa, disa nga masat që duhen të merren për parandalimin e infeksioneve dhe virozave janë konsumimi i ujit të sigurt, larja e vazhdueshme e duarve, ruajta e ushqimeve në frigorifer apo në vende të freskëta, konsumim i freskët i ushqimeve sidomos atyre me përmbajtje bulmetrash, vezësh, mishit, etj.
14 Korrik 2009