E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur, 4 të arrestuar në Kukës, një në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një e mitur dyshohet është abuzuar seksualisht nga disa persona. Sipas policisë në pranga kanë përfunduar 4 të rinj të moshës nga 20 deri në 28 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër i mitur.

Dyshohet se ata kanë abuzuar me një 15-vjeçare, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›