E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dyshon në rezultatet e bisedimeve

Nga Express më 17 prill 2011 në ora 20:15

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi është shprehur skeptik sa i përket rezultateve të bisedimeve teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se është mirë që Beogradi dhe Prishtina më në fund kanë vendosur të merren me çështje për të mirën e qytetarëve, lirinë e tyre të lëvizjes dhe eliminimin e procedurave burokratike.

“Nëse do të kenë sukses këto çështje teknike që të jenë në dobi të qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë. Kjo është mirë, por nuk jam një optimist i madh”, ka thënë Rexhepi për FoNet.

Ai ka deklaruar se çështja e targave së shpejti do të jenë temë e bisedimeve Prishtinë-Beograd, dhe ka shtuar se Serbisë do t’i dërgohet propozimi për reciprocitetin e njohjes së targave.

Sipas ministrit Rexhepi në veri të Kosovës janë duke funksionuar grupe të ndryshme kriminale dhe politike, por edhe me prapavijë ekonomike.

“Ekzistojnë struktura të MUP-it serb të përkrahura nga ana e Serbisë, të cilat akoma sillen nëpër pjesën veriore. Atje ka deficit të rendit dhe të ligjit”, ka thënë Rexhepi.

“Ne do të vendosim rendin”, ka paralajmëruar Rexhepi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›