Klik Ekspo Group organizimi qe e ktheu Tiranen ne kryeqendren e biznesit
Panairi i 17-te organizuar nga Klik Ekspo Group i dha biznesit dhe konsumatorit ne teresi nje tjeter shans per tu njohur me nga afer me gamen e gjere te produkteve dhe sherbimeve. Nuk mjaftoi kriza ekonomike besimi i thyer i sipermarresve dhe shiu te pengonin zhvillimin normal dhe me sukses te panairit me te rendesishem qe zhvillohet nje here ne vit ne Shqiperi dhe ku marrin pjese me qindra biznese nga vendet e ndryshme te botes.
I projektuar per te qene nje tryeze e perbashket per te gjitha llojet e aktiviteteve panairi i 17-te i Klik Ekspo Group nuk nguroi te ofronte eksperiencen e duhur ne plotesimin e standardeve ne menyre qe cdokush te gjente elementin detajin dhe mundesine per te cuar deri ne fund planin e deshiruar te biznesit. Por jo vetem kaq pasi panairi sherbeu edhe per konsumatorin e thjeshte i cili per pese dite rresht nga data 25 deri ne 29 nentor panairi mbyllet sot me 30 nentor pa nga afer produktet e ndryshme duke nisur nga elektro-shtepiaket veshjet ushqimet e deri te sherbimet bankare dhe telekomunikacioni.
Firmat private pjesemarrese ne panair ishin te pergatitura ne maksimum per te pasur nje prezantim sa me dinjitoz me publikun dhe partneret e mundshem privat. Takimet ishin te shumta. Shikoje sipermarres qe pavaresisht gjuhes apo kultures gjenin te njeri-tjetri shume te perbashketa ne aspektin e aktivitetit privat.
Flete-palosje te shumellojshme produkte te paraqitura sipas rendit te funksionit tregojne qarte seriozitetin e firmave dhe deshiren per te pasur sa me shume partnere ne fushen e tyre te veprimit.
Per konsumatoret ishte menduar te mos mungonte pothuajse asgje. Qe tek gatimet e shijshme me zgare tradicionale boshnjake te pozicionuar jashte perballe deres kryesore te panairit e me tej shijet e ndryshme te vererave pijet alkoolike kafet e me pas te gjetja e produkteve te shumta vetjake si veshjet kozmetike pajisjet elektronike etj.
Bankat kishin zene hapesira te bollshme per te pritur klientet e tyre te mundshem. Si gjithnje banka te ndryshme pozicionohen ne qender te panairit duke vendosur ne dispozicion te vizitoreve nga 2-3 specialiste qe mundesonin paraqitjen e ofertave. Te pyetur nga Shqip perfaqesues te bankave ne panair treguan se ishin njohur me shume konsumatore u kishin bere te ditur atyre sherbimet dhe ofertat si dhe nuk kishin munguar as lidhja e kontratave. Duhet thene se panairi u vizitua nga personalitetet me te larta te vendit si Kryeministri Presidenti ministra te ndryshem nga vendi dhe bota kryetare dhomash te tregtise dhe te ftuar speciale.
Produktet dhe sherbimetShoqerite e telekomunikacionit ishin prezente ne panair ashtu si ne vitet e kaluara. Shoqerite e internetit telefonise e deri te pajisjet elektronike paraqisnin nje mundesi te mire per cdokend qe nuk ka kohe ti kerkoje te ndara ne dite te zakonshme dhe i gjen ato njeheresh ne panair.
Per disa dite me radhe ne panair u zhvilluan disa aktivitete te nevojshme sidomos per bizneset e rajonit. Panairi Nderkombetar i Klik Ekspo Group kete edicion erdhi i organizuar nen logon e UFI ndash Organizates Boterore te Industrise se Panaireve me seli ne Paris. Mbi 350 ekspozues te nacionaliteteve te ndryshme si rrallehere ne nje eveniment te ketij lloji ne Tirane u prezantuan ne Pallatin e Kongreseve ne ditet e fundit te nentorit qe perkon edhe me festat e pavaresise dhe clirimit.
Nder sektoret qe u paraqiten me gjeresisht kete here vecohen teknologjite e perparuara ne materialet e ndertimit burimet alternative te energjise menaxhimi dhe projektimi i projekteve infrastrukturore transporti e telekomunikacioni mbrojtja e mjedisit dhe riciklimi industria kimike dhe agro-ushqimore industria e mbrojtjes dhe sigurise konsulences e sherbimeve.
Edicioni i 17-te i Panairit te pervitshem Nderkombetar permes Pavijoneve te Shteteve risolli pjesemarrjet e organizuara shteterore te sipermarresve nga Europa Qendrore e Juglindore Ballkani Perendimor e deri te Azia. Per pese dite me radhe u perfaqesuan denjesisht sipermarres nga Belgjika Polonia Kroacia Serbia Greqia Italia Austria Bosnje Hercegovina Maqedonia Kosova Turqia Bullgaria Irani e te tjera shtete perhere te orientuara drejt bashkepunimit dhe nderveprimit me Shqiperine.
Duke u ndalur te bizneset sektoret me mire te perfaqesuar kete vit ishin ndertimi dhe ndertimtaria perpunimi i drurit perpunimi i metalit industria kimike industria mjekesore institucione financiare industria tekstile industria agro-ushqimore automjetet. Ndryshe nga heret e kaluara kete vit ne panair ishin te pranishme biznese nga sektore si ai i pajimeve dhe mjeteve ushtarake perpunimi i mbetjeve te renda dhe mbrojtjes se mjedisit burimet alternative te energjise etj.
Sfilata ekspoze arti konferenca shkencore dhe prezantime institucionale ishin disa nga veprimtarite e programit mbi te cilin ngrihet komunikimi pergjate Panairit Nderkombetar te Tiranes te organizuar nga Klik Ekspo Group.
Anetaresimi te UFIPanairi i ketij viti per shoqerine Klik Ekspo Group eshte i pari si anetar zyrtar i UFI-se Unionit Boteror te Panaireve. Ky organizem mbledh rreth emblemes se vet mbi 80 shtete nga 6 kontinente. Shteti me i ri qe iu bashkengjit unionit eshte pikerisht Shqiperia nje merite ekskluzive e Klik Ekspo Group e punes dhe perkushtimit te drejtuesve te kesaj shoqerie. Ne maj te ketij viti Asambleja e UFI-se vendosi anetaresimin e Klik Ekspo Group si anetar me te drejta te plota. Ky vendim iu prezantua anetareve me 12 nentor 2010 ne Singapor ne Kongresin e 74-te te UFI-se.
UFI - Unioni Boteror i Panaireve ne vazhden e asistences dyvjecare per perafrimin me standardet e ketij organizmi kete vit ka atashuar ekspertet e tij prane panairit. Nje prej tyre Andrea Margini nga Instituti i Certifikimit Statistikor te Panaireve ne Itali ne diten e trete te zhvillimit te Panairit Nderkombetar te Tiranes te organizuar nga shoqeria Klik Ekspo Group tha se certifikimi i nje panairi lidhet me numrin dhe tipologjine e ekspozuesve dhe vizitoreve dhe i siguron pjesemarresit potenciale se shifrat e dhena nga organizuesit jane reale dhe ne funksion te promovimit te bizneseve qe ekspozojne. Ashtu si vitin e kaluar edhe kete vit puna e bere nga lsquoKlik Ekspo Group eshte per tu admiruar. Megjithate duhet te them se logjistika e organizimit ndertesa e papershtatshme penalizon mundesite e ketij aktiviteti per tu fuqizuar ashtu sic duhet ne sherbim te qellimit primar rritjes se investimeve ne vend - tha Margini. Megjithate eksperti i UFI-se e dinte se nuk ishte e thjeshte te krijoje strukturen per te ngritur nje panair te niveleve aq te medha sa ky i organizuar nga Klik Ekspo Group pasi ka shume aktore dhe aspekte institucionale qe duhen koordinuar dhe ne pamundesi organizimi privat vuan keto kufizime. Ne eksperiencen time idete nuk zene rrenje nese nuk ka nje strukture ose mekanizem te zhvilluar per ti implementuar ato. Fakti eshte qe ndertesa e Pallatit te Kongreseve eshte nje mjedis i adaptuar per panaire te madhesise se tille dhe nuk lejon zoterimin e plote te hapesirave ne dobi te ekspozuesit - shtoi ai.
Ne perfundim Presidentit te Republikes Prof. Dr. Bamir Topi iu akordua Medalja Shqiponja e Arte e Biznesit nga shoqeria Klik Ekspo Group dhe Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes per kontributin e shquar ne promovimin dhe evidentimin e vlerave te biznesit gjate diplomacise ekonomike dhe per ndihmesen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme per sipermarrjet shqiptare.