Dyshonte se i ngacmonin gruan, burri plagos 4 persona
GJIROKASTËR- Dyshonte se i ngacmonin bashkëshorten, 25-vjecari plagos me armë zjarri 4 shtetas. Ngjarja e pazakontë ndodhi, duke u gdhirë mëngjesi i ditës së sotme rreth orës 00:30 në banesën e familjes Hitaj në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku si pasojë mbeten të plagosur Erion Krisafi 24-vjec, Panajot Xharaun 19-jec, Sokol Hysi 50-vjec dhe Lato Hysi 22-vjec.
Burime policore të Gjirokastrës bëjnë me dije se shtetasi Erion Kristali, i cili drejtonte makinën tip Benz Elegancë me targa GJ 9866A, i shoqëruar nga shoku i tij, Panajot Xharahu rreth orës 00:30 minuta kanë shkuar në afërsi të banesës së së Oskeol Hitaj. 25-vjecari Oskeol Hitaj pasi ka vënë re automjetin pranë banesës së tij, në nxehje e sipër ka hapur zjarr me armë gjahu Teke automatike, të cilën e ksihte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të dy shtetasve, duke i plagosur lehtë në këmbë. Pas plagosjes 25-vjecari i ka futur në banesë duke i marrë kartën e identitetin dhe dokumentet e makinës bashkë me celësat për ti lënë të lirë.
Mësohet se 2 të rinjtë e plagosur pas incidentit kërkuan ndihmë për transport në spital tek Sokol dhe Lato Hysi, babë e bir, të cilët me një furgon ‘Sprinter’ me targë Gj 1993 A u nisën për në spital, Hitaj u doli sërish para duke hapur zjarr me kallashnikov ndaj 4 personave duke plagosur edhe drejtuesin e mjetit dhe djalin e tij. Me pas Oskeol Hitaj është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim.
Sipas policisë plagosja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa mësohet se dy nga të plagosurit ndodhen në Spitalin Ushtarak.
(e.m/BalkanWeb)