E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, inaugurohet ndërtesa më e lartë në Evropë

BRITANI- Në Londër është hapur ndërtesa më e lartë në Evropë. Ndërtesa me emrin Shard, është një piramidë e zgjatur nga qelqi, me lartësi 310 metra.

Në mesin e të pranishmëve në hapjen e djeshme zyrtare të ndërtesës, ishte edhe kryeministri i Katarit, Hamad bin Jasem al-Thani, vendi i të cilit e financoi ndërtesën, dhe Princi Endrju, djali i Mbretëreshës Elizabeta, raporton REL,.

Princi Endrju tha se shpreson se ndërtesa do të paraqesë një “shtytje të re të madhe” për hapërisën lokale. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›