E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH: Rektorati abuzime edhe me karburantin

Tiranë- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje të tjera të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, këtë herë më blerjen e karburantit.

Në tenderin e zhvilluar më datë 8 korrik 2009 janë vënë në dispozicion për blerje karburanti dhe lëndë djegëse mbi 95 mln lekë të vjetra. KLSH zbulon abuzime jo vetëm me përcaktimin e këtij fondi, por edhe me përzgjedhjen e fituesit të tenderit.

Sipas raportit të KLSH-së në përllogaritjen e nevojave për karburant, Rektorati nuk është bazuar tek numri i makinave dhe lloji i tyre dhe llogaritja e nevojës për karburant është bërë në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik.

Gjithashtu në përcaktimin e fondit prej 95 milion lekësh për blerje karburanti dhe lëndë djegëse nuk janë bashkëngjitur të dhënat për sistemin e ngrohjes, sa kaldaja janë në përdorim, sa janë normativat e harxhimit të karburantit për orë pune dhe sa orë pune mendohet që të punojnë këto kaldaja për vënien në punë të sistemit të ngrohjes. Gjithashtu nuk janë paraqitur të dhënat për gjeneratorët, numrin e tyre, fuqinë, normativat dhe harxhimin e karburantit dhe për orët e puna.

Abuzimet me tenderin konsistojnë në mungesën e depozitimit të dokumenteve që vërtetojnë pronësinë e pikave të shtijes së karburantit në çdo qark, ashtu siç e parashikon ligji.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›