E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, në pranga një shërndarës droge dhe një person në kërkim

VLORË- Një sasi prej 4 kg droge e llojit kanabis sativa është sekuestruar ditën e sotme në portin e Vlorës.

Droga u gjet në autobusin e linjës Fier-Firence, e vendosur në një çantë sportive, në pronësi të 23-vjecarit Besian Bregu. Policia ka arrestuar 23-vjecarin, i cili transportonte drogën, si dhe ka sekuestruar sasinë e lëndës së gjetur. Droga ishte shpërndarë në katër pako të mbështjella me natriban dhe sipas policisë kishte destinacion shtetin fqinj, Italinë.

Ndërkaq, policia e Vlorës ka arrestuar dhe 31- vjecarin Andrea Lulaj, person i shpallur në kërkim që nga viti 2008. 31-vjeçari se bashku me një person tjetër 3 vite më parë ka tentuar të trafikojë në drejtim të Italisë një sasi prej 116 kg lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa”. Pas kësaj, Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet e dënoi atë me 10 vite burg.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›