Milot, bariu bllokohet në mes të lumit Mat
MILOT - Një bari ka mbetur i bllokuar poshtë një ure, bashkë me bagëtitë e tij, në lumin Mat në fshatin Gajush të Milotit.
Korrespondenti i NEWS24, Pjeter Gjini raporton se kanë qenë banorët e fshatit Gajush ata që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë.
Mësohet se bariu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke kullotur bagëtitë e tij kur niveli i ujit në lumë është rritur papritur.
Ai është ndalur në një vend me nivel disi më të lartë se shtrati i lumit dhe aktulisht vazhdon të qëndrojë atje i rrethuar nga ujëra të vrullshëm.
Forcat RENEA e kanë të vështirë të mbërrijnë në vendin ku ndodhet bariu, pasi niveli i ujit vazhdon të rritet duke u favorizuar nga shiu. Edhe errësira po ndikon në vonimin e operacionit të shpëtimit.
(er.nu/BalkanWeb)