E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, ja vendet e lira të punës, dokumentet për të aplikuar



TIRANË - Policia e Shtetit shpall 89 vende pune në strukturat mbështetëse. Burimet zyrtare të uniformave blu kanë specifikuar vendet punës sipas qarqeve dhe funksioneve që kërkohen, si dhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët. Sipas burimeve nga policia, vendet bosh janë në disa drejtori të qarqeve të vendit. Bashkë me procedurën që ndiqet në të tilla raste është bërë publike dhe pagesa që do të marrë personi që do të përzgjidhet mes kandidatëve. Në kriteret e përcaktuara nga drejtuesit e Policisë është vënë eksperienca dhe referencat që do të kenë kandidatët nga punëdhënësit e mëparshëm. Në varësi të vendit të lirë që është krijuar janë përcaktuar më pas dhe kriteret e tjera që kanë të bëjnë me arsimin apo dokumentet që duhet të dorëzojë secili kandidat. Konkurrimi do të bëhet për secilin në dy faza: me shkrim dhe me gojë.
Funksionet
Vendet e lira të punës janë shpallur pas ristrukturimit të uniformave, ku Policia Rrugore është ndarë në një drejtori të veçantë të përgjithshme. Shumica e vendeve të lira të bëra publike janë pikërisht në këtë sektor. Por, përveç vendeve të lira të punës që janë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, vende të reja janë krijuar dhe në drejtoritë e qarqeve. Sipas të dhënave, funksione të lira pune janë në të gjithë vendin.
Vendet
Shpallja e funksioneve të lira në strukturat e shërbimeve mbështetëse të Policisë së Shtetit, bazuar në Ligjin Nr.9749, datë 4 qershor 2007, “Për Policinë e Shtetit”. Aplikimi për një vend pune në polici ka nisur mëngjesin e djeshëm, ndërsa përfundon më 15 shtator të këtij viti. “Në mbështetje të pikës 2 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Rregullores së Personelit të Policisë së Shtetit, të miratuar me Vendimin Nr. 804, datë 21 nëntor 2007, të Këshillit të Ministrave, si dhe në akte të tjera normative të dala në zbatim të tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit shpall funksione të lira për konkurrim në strukturat e shërbimeve mbështetëse të Policisë së Shtetit”, - thanë gjatë ditës së djeshme burimet zyrtare nga uniformat blu. Për më shumë shikonit dhe tek adresa:
www.asp.gov.al

Vendet e lira të punës
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Një funksion inspektor, këshilltar, adjutant, në Zyrën Ndihmëse të drejtorit të Përgjithshëm.
Një funksion shef sektori në Sektorin e Antenave, Radio dhe Radarë, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Një funksion inspektor, në Sektorin e Antenave, Radio dhe Radarë, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Një funksion inspektor, Helpdesk Qendër, në Sektorin e Helpdesk, të Shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit në Organe e Reparte, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Një funksion inspektor, në Sektorin e Trajnimeve, në Drejtorinë Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Një funksion specialist në Sektorin e Trajnimit, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Dy funksione specialist për organe e reparte në qarqe, në Sektorin e Helpdesk, Shërbimeve të Teknologji-Informacionit, në Organe e Reparte, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Një funksion inspektor në Sektorin e Kamerave, Telefonisë dhe Aksesit, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Një funksion shef sektori ai dhe specialist në Sektorin e Rrjetit, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Dy funksione inspektor në Sektorin e Rrjetit, në Drejtorinë e Teknologjisë se Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Një funksion shef sektori ai dhe specialist në Sektorin e Serverave, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Tri funksione inspektor në Sektorin e Serverëve, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Dy funksione inspektor ne Sektorin e Sigurisë, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Një funksion specialist në Sektorin e Sigurisë, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Dy funksion specialist në Sektorin e Mbështetjes të TI, në Drejtorinë e Teknologjisë se Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Tri funksione inspektor Programues IT në Sektorin e Projekteve, Programimit dhe Zhvillimit, në Sektorin e Serverave, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse.
Dy funksione inspektor në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Policisë Shkencore, në Departamentin Kundër Krimit Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Tri funksione inspektor, ekspert në Sektorin e Shkencave Ligjore, në Drejtorinë e Policisë Shkencore, në DPP.
Tri funksione specialist në Sektorin e Shërbimit Juridik, në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Një funksion specialist për shërbimet e personelin, në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin për Sigurisë Publike në DPP.
Një funksion specialist finance në Sektorin i Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin për Sigurisë Publike, në DPP.
Një funksion ndihmësspecialist finance në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin për Sigurisë Publike në DPP.
Një funksion specialist finance, personeli dhe ekonomike, në shërbimin mbështetës, në Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore Dibër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin për Sigurinë Publike në DPP.
Një funksion ndihmësspecialist, llogaritar, operator, në shërbimin mbështetës, në Njësitë Rajonale të Policisë Rrugore Dibër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Lezhë, Shkodër, Kukës, Gjirokastër, Berat, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamenti për Sigurinë Publike në DPP.
Dy funksione specialist finance në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse, në Njësinë Rajonale e Policisë Rrugore, Tiranë.
Një funksion specialist, jurist, në Sektorin e Koordinimit të Projekteve, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në DPP.
Një funksion ndihmësspecialist, ndihmësmjek, në Sektorin e Profilaksi Mjekimit, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në DPP.
Pesë funksione inspektor, përkthyes, në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Një funksion inspektor, përkthyes, në Zyrën Europol, në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Një funksion specialist në Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol, në Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Një funksion specialist në Sektorin e Kontabilitetit, në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financës, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në DPP.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë:
Një funksion shef seksioni, ai psikolog, në Seksionin për Shërbimin Mjekësor dhe Psikologjik, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Një funksion shofer për Shërbimet në Logjistike, në Seksionin e Shërbimeve Administrative, në Komisariatin e Policisë Kavajë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë:
Një funksion shef seksioni, ai jurist dhe zëdhënës, në Seksionin e Administrimit të Dokumenteve dhe Përfaqësimit Ligjor, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.
Një funksion specialist armatimi në Sektorin Ekonomik, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.
Një funksion Ndihmës specialist, teknik llogaritar armatimi, në Seksionin e Shërbimeve Administrative, në Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë:
Një funksion specialist, llogaritar, protokollist, në Seksionin Shërbimeve Administrative, në Komisariatin e Policisë Devoll, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë.
Një funksion specialist, në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër:
Një funksion specialist mjek në Sektorin e Personelit, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Një funksion specialist në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës:
Një funksion specialist psikolog në Seksionin e Administrimit të Dokumenteve dhe Përfaqësimit Ligjor, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër:
Një funksion shef sektori, ai specialist, në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër:
Një funksion specialist në Sektorin e Buxhetit dhe Financës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.
Një funksion ndihmësspecialist, kujdestar, magazinier, në Seksionin e Shërbimeve Administrative, në Komisariatin e Policisë Pukë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier:
Një funksion specialist në Sektorin e Personelit, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier.
Në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës:
Një funksion specialist shërbimesh e prokurimi në Sektorin Ekonomik, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës.
Në Qendrën e Pritjes së të Huajve Vorë:
Një funksion specialist për shërbimet mbështetëse dhe sekretari, arkiv, në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse, në Qendrën e Pritjes së të Huajve, Vorë.
Një funksion specialist psikolog në Seksionin e Pritjes, Trajnimit, Sigurisë, në Qendrën e Pritjes së të Huajve, Vorë.
Një funksion magazinier në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse, në Qendrën e Pritjes së të Huajve, Vorë.
Një funksion kuzhinier në Seksionin e Shërbimeve Mbështetëse, në Qendrën e Pritjes së të Huajve, Vorë.
Në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Vlorë:
Një funksion ndihmësspecialist, llogaritar, protokollist, në Sektorin e Administratës, në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Vlorë.
Në Repartin Special RESI:
Një funksion ndihmësspecialist transporti, në Seksionin Ekonomik, në Repartin Special RESI, Tiranë.
Në Repartin 712, FNSH, Tiranë:
Një funksion ndihmësspecialist transporti, në Seksionin Ekonomik, në Repartin 712, FNSH, Tiranë.
Njësia e Lëvizshme Territoriale e Kufirit dhe Migracionit Vlorë:
Një funksion specialist për Buxhet-Financën, në Seksionin e shërbimeve Mbështetëse, në Njësinë e Lëvizshme Territoriale të Kufirit dhe Migracionit, Vlorë.
Në Repartin RENE-a, Tiranë:
Një funksion specialist transporti në Seksionin e Transportit-guidës dhe automekanikes, në Repartin Renea, Tiranë.
Një funksion ndihmësspecialist kryekuzhinier, në Seksionin Ekonomik, në Repartin Renea, Tiranë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në Shërbimin Civil në përputhje me nenin 12 të Ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 "Statusi i nëpunësit civil".
Kërkesa të veçanta për kandidatin:
Arsimi i lartë, diplomë universitare (për funksionet që e kërkojnë):
Njohje të mirë të gjuhës angleze.
Së paku 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të jetë bashkëpunues në punën në grup.
Dokumentet
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 15 shtator 2010, pranë Drejtorisë së Personelit
në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, këto dokumente:
Kërkesë për aplikim shoqëruar me CV.
Fotokopje të noterizuar të diplomës apo shkollës së mesme shoqëruar me listën e notave.
Fotokopje të librezës së punës.
Certifikatë personale me fotografi ose fotokopje të letërnjoftimit elektronik.
Certifikatë familjare.
Raport mjeko-ligjor, kopje të noterizuara të dëshmive e certifikatave për kualifikimet e bëra, referenca nga punëdhënës të mëparshëm, nëse ka.
Vërtetim gjykate, prokurorie.
Certifikatë elektronike të gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti).
Numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikimin të kandidatit.
Konkurrimi është i hapur për të gjithë shtetasit që plotësojnë kriteret e përcaktuara me lart dhe do të zhvillohet sipas procedurave standarde te përcaktuara në Rregulloren e Personelit të Policisë së Shtetit, miratuar me në datën 21 nëntor 2007.
Pas shqyrtimit paraprak të dokumentacionit, në datën 17 shtator 2010, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të shpallet lista e konkurrenteve, që do të vazhdojnë më tej konkurrimin si dhe data ora dhe vendi kur do të zhvillohet intervista me gojë.
Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për:
Ligjin Nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”, si dhe të gjitha ligjet në bazë të sektorit ku është hapur vendi i punës.

17 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›