Dzeko kërkon falje

Nga Express më 30 shtator 2011 në ora 18:01
Sulmuesi i Manchester Cityt Edin Dzeko i ka kërkuar falje menaxherit Roberto Mancini për reagimin e tij negativ pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Bayern Munichut.
Sulmuesi boshnjak ishte i pakënaqur me Mancinin pas daljes nga loja në humbjen në Munich në takimin e Ligës së Kampionëve të martën. Por, ai ka thënë se çështja është zgjidhur dhe ka kërkuar falje.
“E di se reagimi im ishte i keq dhe kam biseduar me djelmoshat dhe trajnerin. Kam kërkuar falje dhe Roberto e ka pranuar dhe më ka thënë se gjithçka është në rregull”, tha Dzeko për uebfaqen zyrtare të klubit.