Lazio e pafat

Sportingu të enjten mbrëma në Lisbonë ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Lazios së Lorik Canës, në kuadër të fazës së grupeve të Europa League.
Futbollisti kosovar luajti gjatë gjithë takimit, por humbja e ka dëshpëruar shumë ish futbollistin e Galatasarayt, Sunderlandit, Olimpique Marseillet e PSG-së. Cana thotë se skuadrës së tij i mungoi fati në Lisbonë dhe shprehet i zhgënjyer që shokët e tij në repartin e sulmit lëshuan raste të mira pa i konkretizuar në gol.
“Fati nuk është duke na ndihmuar. Kemi dëshmuar se dimë të luajmë mirë, por duhet t’i konkretizojmë më mirë rastet për shënim. Përpara kemi humbur shumë mundësi. Pavarësisht kësaj, mendoj se kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë edhe pse ata kishin një futbollist më pak në fushë, por nuk ishte e lehtë për ta imponuar lojën tonë”, ka deklaruar Cana.