Tiranë, grinden për tokën, qëllon për vdekje fqinjin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në fshatin Yrshrek të Tiranës ku një person është qëlluar për vdekje nga fqinji i tij.
Sipas informacioneve të para mësohet se 67-vjeçari Isuf Sinani ka qëlluar me armë fqinjin e tij 75-vjeçar Feim Leka duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një grindje mes dy të moshuarve për një tokën.
Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e autorit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.