E Shtunë, 31 Tetor 2026

E. Coli, OBSH:Shpërthimi bakterial i shkaktuar nga një lloj i ri

NJU JORK- Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se lloji i bakteries E.Coli, përgjegjëse për shpërthimin vdekjeprurës në Evropë është një bakterie e re, që nuk është parë kurrë më parë.

Sekuencat parprake gjenetike flasin për një formë mutante të dy bakterieve të ndryshme të E. colit, me gjene vdekjeprurëse. Kjo sipas OBSH-së shpjegon arsyen e përhapjes masive dhe të rrezikshme.

Hilde Kruse, eksperte për sigurinë e ushqimit në OBSH, ka thënë për AFP se “ky lloj unik nuk është izoluar kurrë më herët nga pacientët”.

Ajo shtoi se lloji i ri ka “karakteristika që e bëjnë me të fortë dhe më toksinë-prodhues."

Deri më tani nga lloji mutant i E. Coli-t kanë vdekur 17 persona në Gjermani, dhe janë sëmurë më shumë se 1500 të tjerë, përfshirë edhe 470 që kanë pasur komplikime të rralla në veshkë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›