E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e Qumështit me ‘binjak’ më të madh se vetja!

LONDËR– Një xhirim i përsosur të galaksisë larg 30 milionë vite dritë NCG 6744, e bërë nga astronomët evropianë të vendosur në Kili, ka konfirmuar hipotezat se Rruga e Qumështit ka ‘vëlla binjak’, por dy herë më të madh se vetja.

Astronomët evropianë ia kanë dalë mbanë të marrin fotografinë më të mirën e e fiksuar në pamje ndonjëherë nga teleskopi NCG 6744, të Galaksisë spirale të njohur për nga ngjashmëria e madhe me Rrugën e Qumështit, njofton BBC.

Fotografia nga teleskopi NCG 6744 jep mundësinë të shihet sesi do të dukej galaksia jonë e parë me sytë e udhëtarit të Gjithësisë.

Galaksia spirale është larg 30 milionë vite dritë dhe ndodhet në Yjësinë jugore të merimangës.

Në fotografinë e re që e kanë bërë astronomët evropianë të Observatorit jugor shihen qartë krahët spiralë të kësaj galaksie të largët “të ngjashme”.

NCG 6744 do të ishte gati identike me Rrugën e Qumështit që ne njohim po të mos ishte dy herë më e madhe.

Astronomët kanë fotografuar duke përdorur një teleskop të gjatë 2.2 metra në Observatorin kilian “La Silla” që bashkëdrejtohet nga ESO dhe Shoqëria Max Plag.
(e.m/BBC/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›