E Shtunë, 31 Tetor 2026

E FUNDIT/ Topi: Përgjegjësit e Gërdecit të dalin para drejtësisë

Sapo përfundoi në presidencë, mbledhja e këshillit të Sigurimit Kombëtar. Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka mbajtur një fjalim ku ka dënuar Shërbimin Informativ, Policinë e Shtetit dhe organet e punësimit, që nuk kanë lajmëruar asgjë mbi atë që ndodhte në Gërdec. Ai ka kerkuar qe te dalin perapra hetuesise pergjegjesit e ngjarjes, dhe prokuroria te hetoje ne gjendje te lire te gjithe te implikuarit. Gjithashtu ai ka kërkuar ngritjen e një drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes për Mbrojtjen Civile.
Fjala e Bamir Topit
Jemi mbledhur në këtë takim të rëndësishëm, për të shqyrtuar ngjarjen e Gërdecit, këtë tragjedi të rëndë me përmasa kombëtare. Në respektim të kushtetutës secili nga ne duhet të marrë përgjegjësistë morale, politike dhe njerëzore për atë që ka ndodhur në Gërdec. Opinioni publik pret përgjigje të qarta prej nesh, prej shtetit dhe institucioneve të tij. Ndaj dhe ne duhet ta bëjmë atë, pasi jemi përfaqësues të zgjedhur të popullit shqiptar. Njerzit na kanë besuar dhe nuk duhet ti zhgënjejmë ata.
Gjëndja shëndetësore e cdo të plagosuri duhet të jetë në prioritet të të gjitha instancave shtetërore.
Ne do të vazhdojmë me përqëndrim, të rregullojmë shtëpitë, bizneset, dhe të zhdukim erën e barutit që mbizotëron atje .
Duhet një kordinim i mirfilltë i të gjithë strukturave të shtetit, për përcaktimin e gjithë dëmeve.
Duhet zbardhur ngjarja e paprecedentë, të nxirren fajtorët para ligjit dhe të dënohen.
Në të njëjtën kohë ne jemi pranë anëtarësimit të NATO-s. Do të ishte e pafalshme që integrimi euroatlantik të prishej vetëm nga një dorë e korruptuar dhe nga disa njerëz të papërgjegjëshëm.
Unë nuk e kuptoj se si Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura nuk kanë bërë asnjë deklaratë mbi atë që ndodhte në Gërdec?
Si nuk ka pasur asnjë rrjesht të vetëm mbi atë që ndodhte atje. Si nuk jemi informuar se aty punonin njerëz që nuk kishin kryer shërbimin ushtarak? E kam fjalën këtu për Shërbimin Informativ të Ushtrisë, Shërbimin Informativ Shtetëror, Forcat e armatosura, Autoritetet e punës, etj.
Kërkoj me përgjegjshmëri të lartë që të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe ti japin përgjigje familjeve të viktimave.
Shqipëria është një vend që herë pas here është prekur nga fatkeqësitë, si tërmetet, përmbytjet, aksidentet etj. Sistemi i analizës së riskut për civilët nuk është sipas standardeve europiane.
Për këtë i propozoj ministrisë së Brendshme të ngrejë një drejtori për mbrojtjen civile.
Duhet të marrë fund njëherë e mirë puna në të zezë në vend, në mënyrë të veçantë në fabrikat delikate.
Pres që insitucionet të godasin këdo që shfrytëzon të tjerët për të përfituar për vete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›