E FUNDIT/ Topi, nis mbledhjen me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtarë nën drejtimin e presidentit të vendit, z. Bamir Topi. Në mbledhje do të diskutohet rreth tragjedisë së ditëve të fundit të ndodhur në Gërdec të Vorës, ku humbën jetën shumë persona . Presidenti Topi ka kërkuar që të dalin përgjegjësit politikë dhe moralë të tragjedisë në fjalë që shkaktoi gjithë ato viktima. Sipas Topit për këtë ngjarje të dhimbshme do të hetohet deri në fund.Ai tha se i takon pikërisht prokurorisë të hetojë për të siç duhet.