E Diel, 1 Nëntor 2026

“E-Pagesa”, tatimet paguhen edhe pa qene ne sportel

Te arrish te paguash detyrimet tatimore permes formes elektronike, pa qene nevoja te paraqitesh ne sportelet e bankes. Kjo eshte lehtesia qe u ka ofruar bizneseve qe operojne ne vendin tone, sherbimi me i fundit i ofruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ne bashkepunim me disa banka dhe kompani vendase, “E-Pagesa”. I njohur ne praktike, si sistemi i pageses elektronike, i cili lidhet ne menyre te drejtperdrejte me bankat e nivelit te dyte per te realizuar pagesat per llogari te Administrates Tatimore. Dhe qe parashikon per te gjithe tatimpaguesit, se mund ta bejne pagesen e detyrimeve te tyre tatimore nepermjet formes elektronike. “Me ane te pageses elektronike, synojme te shkurtohet koha qe i duhet nje biznesi te deklaroje dhe te paguaje detyrimet e tij tatimore, duke ulur kostot e tij administrative, duke rritur transparencen, si edhe zhvillimin e cilesise se sherbimeve te Administrates Tatimore ndaj bizneseve”,- shpjegojne ekspertet e tatimeve, lidhur me venien ne zbatim te nje sherbimi te tille lehtesues ndaj kategorise se biznesit. Sic ka konfirmuar pak kohe me pare edhe vete Kryeministri Berisha, gjate inaugurimit te ketij sherbimi, se ne kuadrin e tij, eshte e domosdoshme qe edhe doganat ta adaptojne me shpejtesi sherbimin “E-Pagesa”. “Une i garantoj qytetaret se ky sherbim do te jete nje realitet i prekshem nga te gjithe shqiptaret brenda vitit 2013”,- ka saktesuar ai, duke perfunduar me faktin se duhet kaluar gradualisht deri tek monedha elektronike. Kujtojme nderkaq, se ky projekt DPT-se, i realizuar aktualisht me “Banken Kombetare Tregtare” dhe “Raiffeisen Bank”, do te zgjerohet deri ne lidhjen e te gjitha bankave ne kete sistem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›