E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Deputeti i 5-te ne Lezhe, mandati i arte i fitores Rozeta Rapushi

Kryeministri, Sali Berisha tha dje se Partia Socialiste jo vetem qe nuk do te fitoje ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit, por do te mbetet ne opozite, te pakten edhe per 12 vjet te tjera. Gjate perurimit te rikonstruksionit te rruges Shenkoll – Tale – Hidrovor, ne qarkun e Lezhes, nje investim me vlere rreth 136 milione leke, Berisha kritikoi ashper alternativen e majte, si te mohimit dhe bllokimit. “Cdo qytetar i Lezhes, cdo qytetar i ketij qarku, cdo qytetar i Tiranes, mbare kombi shqiptar dhe shqiptaret kudo qe jane presin nga ju mandatin e arte, mandatin e 5-te. Miqte e mi, a ju kujtohet juve kur me Pal Dajcin, 10 vjet me pare, na u desh t’u themi atyre se me djemte e Mamurrasit ne edhe ua japim duart, por ne jemi demokrate dhe besojme te vota. Ne besojme te paqja. Se na kercenonin, na zinin prita, por ato jane te shkuara dhe nuk kane vlere. E thash kete tani qe me voten e Kurbinit ti leme ne opozite, te pakten edhe per 12 vjet te tjera”, - u shpreh Berisha. Nderkohe gjate mitingut per prezantimin e kandidateve te qarkut te Lezhes, pasditen e djeshme, Berisha u beri thirrje te gjithe lezhjaneve, demokrate, socialiste apo te pa parti, te votojne ne 23 qershor, Partine Demokratike si alternativen me te mire per integrimin drejt Evropes. Ai tha se Partia Socialiste dhe e majta, nuk ka nje lider, nuk ka ide dhe as vizion. Gjate prezantimit te kandidateve te PD-se ne, Berisha premtoi se me marrjen e nje mandati te trete, PD do te hape 250 vende pune, do te ndertoje cdo rruge dhe rrise investimet. “Nga kjo tribune, u bej thirrje qytetareve te Lezhes, demokrate, socialiste, te pa parti, te bashkohemi se bashku ne rrugen tone drejt Evropes. Socialiste dhe socialisteve te Lezhes, Kurbinit dhe Mirdites dhe mbare Shqiperise, ne parimet tuaja nuk qendrojne ato anti-evropiane. Ato qendrojne ne shpirtin e atij qe ka uzurpuar PS-ne. Ne seline mavi, ka lumenj shpifjesh, trillimesh, po nuk ka lider, nuk ka ide, nuk ka vizion. Ky piktor i deshtuar, ka nxjerre tani teorine e Shqiperise genjeshter. Sipas tij, shtepite qe ju ndertuat, jane te genjeshterta, energjia qe nuk nderpritet eshte e genjeshter, rruget e reja te ndertuara, jane te genjeshterta. Po pse? Sepse ai jeton prej vitesh ne autobusin mavi dhe nuk sheh asgje perreth”, - u shpreh Kryeministri.

Bumci apel ne Lezhe te votojne PD-ne

Ministri i Jashtem, kandidat i Partise Demokratike ne Lezhe, Aldo Bumci, beri thirrje dje qe ne 23 qershor, te mos votohet alternativa e mohimit. “Ju ftojme ju, pavaresisht bindjeve, te votojme Partine Demokratike, sepse ne e duam Evropen. Perpara drejt Evropes”, - tha Bumci. Ai permendi se eshte kjo force politike, qe i dha vlere prones, anetaresoi Shqiperine ne NATO, shtoi investimet ne rruge, ujesjellesa si dhe rriti turizmin. Ndersa theksoi se perballe eshte alternativa e mohimit.

PD: Rama shpik trillime, qe mos votoje 3 ligjet

Partia Demokratike akuzoi kreun socialist, Edi Rama, si te pangopur me falsitetin e tij dhe se vazhdon te beje sulme false te mbushura me genjeshtra mavi kundrejt PD-se. Deputeti demokrat, Gerti Bogdani, tha se Edi Ramen nuk e ngop me as falsiteti dhe as vesi i rritjes se taksave dhe shkaterrimit te vendeve te punes. “Ai shpik dhjetera trillime dhe justifikime mavi per mos votimin e 3 ligjeve, duke hyre ne diten e 220 te genjeshtrave qe mbajne peng endrren Europiane te qytetareve shqiptare”, - tha Bogdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›