Napoli Cavani mungon ndaj Juventusit

Edison Cavani, sulmuesi kryesor i Napolit, do të mungojë në ndeshjen ndaj Juventusit.
Uruguajani nuk është rekuperuar nga dëmtimi në kavilje që pësoi në ndeshjen ndaj Atalantës të shtunën në mbrëmje.
Nga ana tjetër, Juventusi duhet të bëjë pa mesfushorin Claudio Marchisio, i cili është i skualifikuar.
Napoli do të presë në San Paolo Juventusin kryesues mbrëmjen e së martës në ndeshjen e prapambetur të javës së 11 të Serisë A, një ndeshje kjo që përshkruhet si vendimtare nga të dyja kampet.
Bardhezinjtë do të synojnë fitoren dhe shkëputjen të vetëm në krye të Serisë A duke lënë ndjekësit në -4 pikë pas, ndërsa napolitanët do të kërkojnë rikthimin pas rezultateve jo fort bindëse në ndeshjet e fundit në kampionat.
“Pres të jetë një ndeshje e fortë, për ne ndoshta ndeshja më impenjative që nga nisja e sezonit. Do të përballemi me një skuadër që po tregon se me një projekt e me punë mund të arrihen gjëra të mëdha”, deklaron trajneri juventin, Antonio Conte duke shtuar se megjithatë, cfarëdo rezultati që të arrihet, kampionati nuk përfundon në Napoli.
Edhe në kampin vendas ndeshja ndaj Juventusit përshkruhet si tepër e rëndësishme, por jo përfundimtare.
“Ndeshja ndaj Juventusit është një ndeshje tepër e rëndësishme. Besojn se me presionin e fortë ndaj kundërshtarit dhe me dëshirën që kanë lojtarët për të marrë fitoren, do të arrijmë rezultatin maksimal”, u shpreh për mediat italiane trajneri napolitan, Walter Mazzarri duke hequr një paralele mes lojës së Napolit të tij dhe Juventusit. Sipas tij, Conte dhe bardhezinjtë e tij kanë kopjuar mënyrën e lojës së Napolit, sidomos në lojën pa top.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli E ardhmja, Beckham në dilemë
Kontrata aktuale që lidh mesfushorin David Beckham, me Los Angeles Galaxy do të përfundojë zyrtarisht në 31 dhjetor dhe joshja e vazhdueshme që po i bëhet fubollistit anglez, e ka vendosur në dilemë. Barca inferiore ndaj Realit
Barcelona rrezikon më shumë se kurrë këtë sezon të distancohet nga lufta për titullin në kampionatin spanjoll të futbollit. Katalanasit që kanë dominuar në La liga dhe në Champions vitet e fundit, tashmë janë në vendin e dytë dhe kuotat e basteve kanë vendosur Realin si fituesin potencial, duke spostuar Barcelonën. Trapattoni zgjat kontratën me Irlandën
Giovanni Trapattoni ka zgjatur kontratën e tij si trajner i kombëtares irlandeze të futbollit deri në vitin 2014, me objektivin për të arritur kualifikimin në botërorin e Brazilit. Napoli-Juventus, supersfida vendimtare
Napoli do të presë në San Paolo Juventusin kryesues mbrëmjen e së martës në ndeshjen e prapambetur të javës së 11 të Serisë A, një ndeshje kjo që përshkruhet si vendimtare nga të dyja kampet. Trofeu ‘Pavarësia’, titulli shkon në Kosovë
Hysi është fituesi i trofeut ‘Pavarësia’. Skuadra kosovare ka arritur të fitojë me 11-metërsha 3-0 finalen me Shkëndijën e Tetovës, duke cuar këtë trofe për herë të parë në Kosovë.
Lajmet kryesore
Homazhe Dëshmorëve të Kombit
Rama e Meta, kurora me lule te monumenti "Nënë Shqipëri"
Clirimi me dy data
Rexhepi: Forcë proporcionale ndaj serbëve
Kriza, skenarët për euron
Berisha: Kemi klimën më të mirë për biznesin