E ardhmja e Ballkanit me tre presidentë shqiptarë!
Zhvillimet e kohëve të fundit në Ballkan, kanë vërtetuar edhe një herë se shqiptarët janë një ndër faktorët më dominues dhe determinues të rajonit, si dhe zgjidhja e probleme që kanë shoqëruar këtë popull historikisht, edhe pse jo e pëlqyeshme për vendet fqinje, do ti jepte fund shumë mosmarrëveshjeve. Në këtë kontekst, shqiptarët nuk përbëjnë kurrësesi shkak trazirash, por janë synimet dhe interesat e vendeve të tjera të rajonit ato të cilat e detyrojnë faktorin shqiptar që të dalë në plan të parë për çdo zhvillim në rajon.
Nëse do tu referohemi ngjarjeve dhe zhvillimeve në trevat kryesore ku popullsia shqiptare tashmë është kthyer në faktor dominues, pra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, do të vëmë re se në një të ardhme jo shumë të largët, Evropa do të ketë në gjirin e saj një Ballkan me tre presidentë shqiptarë. Kjo është edhe ajo që mundon të gjithë diplomacinë ndërkombëtare kundrejt zhvillimeve të fundit.
Lidhur me çështjen e Kosovës, dashje pa dashje, tashmë bota do të jetë e detyruar që asaj ti jap pavarësinë, madje dhe shumë shpejt, brenda këtij viti. Si do që kjo pavarësi të jetë, qoftë e plotë apo e kushtëzuar, ajo në vetvete do të nënkuptojë një shtet sovran, me qeverinë dhe administratën e vet, me ushtrinë dhe me ekonominë e vet, me politikat e brendshme dhe të jashtme që do të jenë pjesë të funksionimit të një shteti normal. Kushti i mos bashkimit të kufijve me Shqipërinë, do të jetë vetëm një firmë në letra, pasi që prej viteve ’90, kur shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës i hapën dyert njëri tjetrit, nuk ka asnjë lloj divergjence midis tyre.
Po të shikojmë elementë bazë të kulturës tonë, do të sigurohemi se asnjë lloj politike apo ndarjeje kulturore e të tjera dallime si këta, nuk do të pengojnë bashkëjetesën e këtij populli. Nuk ka më asnjë ndryshim midis muzikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Nuk ka më asnjë ndryshim as në fushat e tjera të jetës së përditshme. Vetëm në ndeshjen e fundit të kombëtares shqiptare, kishte 5 futbollistë që vinin nga Kosova. Spektaklet apo konkurset e bukurisë etj etj, dominohen nga konkurues nga të dyja palët. Kështu që asnjë politikë apo marrëveshje nuk do të mund ti ndajë më shqiptarët që e përjetuan një ndarje gati një shekullore.
Me krijimin e shtetit të ri të Kosovës, bashkëpunimi do të jetë akoma e më i madh, pasi do të jenë vetë shqiptarët që do ta nxisin diçka të tillë. Kosova aktualisht nuk ka një dalje në det, por këtë do tia sigurojë në mënyrë të padiskutueshme Tirana zyrtare.
Ndërkohë që një faktor të rëndësishëm përbën edhe ai shqiptar në Maqedoni. Popullsia shqiptare në këtë vend nga viti në vit po rritet dhe jo më larg se pas 30 apo 40 vjetësh, ajo do të dominojë dhe do të përbëjë shumicën në këtë vend. Do të përbëjë shumicën, pasi popullsia e Maqedonisë përfshin shumë pakica dhe pak maqedonë. Në të ka serb, boshnjak, romë, turq etj, gjë kjo që favorizon komunitetin shqiptar. Dominimi i popullsisë shqiptare do të çojë në zgjedhjen e një presidenti shqiptarë të Maqedonisë, gjë kjo që do të rriste në tre numrin e kryetarëve shqiptarë të shteteve në një rajon të vogël siç është Ballkani.
Por faktori shqiptar, nuk ka qenë më pak i vlefshëm edhe për Malin e Zi, ku përbën 7 përqind të popullsisë së tij. Shqiptarët qenë përcaktuesit e shtetit malazez në referendumin e vitit të kaluar dhe këtë gjë e pranon gjithkush.
Ajo që sot i mbetet për të bërë diplomacisë shqiptare kudo që është nëpër trevat ballkanike, është maturia në çdo hap që hedh dhe në çdo vendim që merr. Shqiptarët edhe pse të përvuajtur në historinë e tyre, shumë shpejt do të triumfojnë në Evropë duke lënë pas Greqinë, Serbinë dhe simotrat e tyre.
ramadancipuri@gazetastart.com