Xhakomo Kazanova ose Kalorësi i Lirë
Maqedonia kalon nga një krizë në tjetrën duke mos u definuar as vet në aspektin e saj politik dhe ideologjik. Është bërë një vend trazirash edhe pse nuk ka luftë , një betejë ndërmjet ideve dhe papjekurive politike. Nuk mund të themi se cdo sekuencë politike e servuar në Maqedoni është në dobi të qytetarëve të saj e as që mund të konstatojmë se jeta është e dedikuar për mplakje dhe molisje. Kalimi i këtij vendi nga një sistem politik dhe ekonomik në një sistem tjetër la gjurmë të thella dhe të pashlyeshme të cilat edhe sot e kësaj dite po ndihen nga masa e gjërë e njerëzve në këtë vend dhe jashta këtij vendi. Sikur të ishim pak më servilë këtë titull do ta ndryshonim në një titull pak më të vrazhdë por më kuptimplotë bie fjala do të vendonim një titull si politika dhe seksi. Kaloi periudha e festave të shumta që kishim me ligjet e Maqedonisë dhe tregëtarët thithën pasurinë e qytetarëve të Maqedonisë që do të jetë një masë e favorshme për një periudhë mjaft të gjatë. Po , pse dhe si lindin trazirat e përditshme në Maqedoni? Ndoshta dikur nuk kanë qenë , nëse nuk kanë qenë kush i solli???Kjo pyetje është mjaft e rëndë dhe e vështirë , por nuk është pa përgjigje. Është e vërtetë se dikur nuk ka patur kaq shumë jehonë papjekuria politike , por njëkohësisht është edhe një e vërtetë tjetër se ujku i vjetër dinë të veprojë pa gjurmë dhe prandaj edhe dikur ka patur një stabilitet të tillë në pamje edhe pse realiteti ndoshta ka qenë ndryshe. Kemi pasur mjaft qeveri dhe opsione politike në vend , mjaft mund diplomatik është derdhur në këtë vendë gjatë gjithë kësaj periudhe të ekzistencës. Është bërë ky vend njejtë si përshkrimi i një poeti të madh arab në poezinë e tij:”Cudi e çudirat janë të shumta/ Gjendesh prane rrugës por nuk mund të arrish deri tek ajo/ Sikurse devja në shkretëtirë që e mbyt etja për ujë/ Ndërsa ujin e ka të ngarkuar mbi shpinë...”
Stilizimet që ndodhin në mplakjen e re vetëm se silogjojnë oscilime të frikshme në shoqëri. Kam ndëgjuar shumë gjëra të çuditshme nga kjo shoqëri dhe nuk arrita ta kuptoj se dëgjimi më dëmtohet. Kjo zhurmë e madhe politike po kafshon sensin tim dhe vazhdimisht po sulmon performancën në dobi të kalorësit të lirë. Ky sulm i organizuar është grushtet i shekullit , një zbulim astronomik i fshehjeve semantike. Semantika këtu nuk shpreh të bukurën e ligjeve të artit , por vrazhdësinë e implikimit politik. Afishet e tua të cilat penetrojnë revanshizmin e masës përballë politikës së shtetit orientojnë në vallën e dendur të lashtësisë. Luan jeta me ty sikurqë të stilizon si qenie e zhveshur në sarkazmën e hedhurinave.
Profecitë e politikanëve janë të atilla që orientojnë masën kah përfundimi , por ato në fakt frikohen të paralajmërojnë ardhjen e një ligjdhënësi të ri në rruzullin tokësor. Maqedonia nuk bënë pjesë në këtë spektër politik pasiqë është më e papjekur dhe mjaft e gllabëruar nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ekzistojnë me qindra fondacione të “ hajdutit ” Soros në Maqedoni që realizohen projekte të ndryshme për shkatërrimin e shtetit dhe politikave të shtetit , por edhe hartohen politika të reja të vjeljes së pasurisë nga masa e gjërë popullore.
Do të vijë një ditë në Maqedoni kur njerëzit do të pyesnin se kush e solli Doruntinën??/ Ajo ditë do të jetë kob i zi për cdo gjeneratë dhe gjurmët e saj do të ndjehen thellë mbi shpirtin e cdo qenie shoqërore dhe religjioze në rruzullin tokësor. Bash këto fondacione dërguan këtë garnitur politikanësh në studime jashtë vendit në universitetet me renome botërore. U Diplomuan dhe u kthyen që të marrin timonin e qeverisë së Maqedonisë. Por , cfarë po ndodhë nga kjo garnitur e politikanëve të rinjë??? Thjeshtë për cdo ditë po ndëgjojmë raste skandali dhe të papjekurisë , raste modusi dhe të revanshizmit ideomaksimizues e as një investim dhe një akt konkret në dobi të qytetarëve. Mund të lavdëroheni se keni arritur liberalizimin fiskal në R.M. por ky liberalizim nuk është në dobi të qytetarëve , thjeshtë është në dobi të prodhuesve dhe hajdutëve të huaj që të vijnë me investime të reja në Maqedoni.
Afera e armëve nuk është e rastësishme , unë di se shteti duhet të sigurohet me armë , dhe se ky sigurim mund të bëhet pa u pyetur popullata , por ende nuk kam ndëgjuar që në një shtet të bien në konfrontim ministria e punëve të brendshme , shtabi i gjeneralëve të armatës dhe ministria e mbrojtjes të cilat vetëmse sa nuk u asgjësuan ndërmjet veti. Rast tjetër konkret është edhe ai bujku i cili arriti që shtetit t`i vjedhë 700 000 euro dhe të mos mbajë asnjë përgjegjësi. Raste tjera kemi mjaft që për 100 ditët e qeverisjes së Xhakomo Kazanovas nuk hasëm në ndonjë ndryshim serioz të dobi të vendit dhe qytetarëve.
Politika dhe seksi apo seksi dhe politika këto dy terme i kemi hasur gjatë këtyre muajve në R.M. nga ana e tribunëve të popullit të cilët me afsh dëshmuan pedofilinë e tyre politike. Këndej Xhakomo Kazanova thërret në mbledhje oponentët e tij dhe krijon një marketing politik që t`i mundësojë atij edhe një mandat 4 vjecar si një shëtitës nëpër rruzullin tokësor me para të qytetarëve , andej lojërat që luhen nga ana e partisë demokratike e lidhën për bishti partinë për prosperitet demokratik dhe ka mundësi që një pjesë e kësaj partie t`i bashkëngjitet këtij karvani skandalesh në qeveri.
Për në fund dua të them se ka zgjidhje cdo problem shoqëror , por kjo zgjidhje realizohet vetëm nëse faktorët e brendshëm aktivizohen pa përzierje të faktorëve të jashtëm , përndryshe gjithë dyshimi do të hidhej në dyshim dhe kalorësi i lirë nuk do të kishte nevojë të ndahej prej gruas së tij për të fituar një cast seksi mashkullor , por do të duhej të ndiej erën e oriental travel.