Serbi, “thesi” i votave quhet Kosovë!
Kur shefi i diplomacisë serbe, Vuk Drashkoviç do të deklaronte në një sallë të Parlamentit Europian disa javë më parë se “ekstremistët kosovarë muslimanë po marrin zemrën e Europës, duke sjellë aty terrorizmin”, përgjigja që mori ishte e hidhur. Burime të sigurta nga Brukseli, konfirmuan se eurodeputetja Doris Pack, (kryetare e Komisionit të PE për Ballkanin) e njohur për ashpërsinë e saj, i tha zotit Drashkoviç se “nuk kishte asnjë të drejtë që të cilësonte terroristë liderët e zgjedhur me votë të një populli, të atij kosovar” dhe mbi të gjitha të bënte përgjithësime tërësisht idiote dhe të dëshpëruara. Kjo është vetëm një nga broçkullat që liderët serbë kanë thënë dhe vazhdojnë të thonë lartë e poshtë Brukselit, Uashingtonit, Moskës, Nju Jorkut dhe pse jo edhe Mitrovicës e Durrësit kur u bie mundësia.
Ca i marrin seriozisht këto deklarata, e të shumtët nuk pajtohen e të tjerë u dëgojnë diplomatëve serbë vetëm buzëqeshje diplomatike. Një nga anëtarët e komisionit të Parlamentit Europian për Ballkanin do t`i drejtohej kështu zotit Drashkoviç: “Në fillim të shekullit të 20, ne hungarezët, humbëm shumë toka, por u mësuam se ky nuk ishte fundi i botës. Në atë kohë ju serbët morët shumë të tilla”... Këto janë fjalët realiste të një politikani, që tregojnë se historia herë tregohet e padrejtë, e herë vë në vend padrejtësitë, ndonëse kalojnë dhjetëvjeçarë e pse jo shekuj.
Kosova është kryefjala e fushatës serbe, që do të kulmojë më 21 janar, të dielën, në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në vendit. Të gjithë e përdorin Kosovën si një thes, për të mbledhur vota, duke e ditur se thesin do t`jua marrin por votat mund t`jua lënë. Por në thelb, askush s`do tja dijë për një copë tokë “të humbur” që është gati të ndërrohet me pushtetin. Të gjithë i ka kapur frika: kush do të fitojë në Beograd? Me shumë mundësi radikalët me liderin e burgosur Sheshel, por që me një realitet të diktuar gërmë për gërmë nga Brukseli, ata s`ka asnjë mundësi për të qeverisur.
Ndaj europianët, bëjnë çbëjnë dhe mbështesin të “moderuarit” që nuk dihet sa të tillë janë, që të vijnë sërish në krye të vendit. Të paktën, ata do të pranojnë më lehtë se Radikalët humbjen e Kosovës, pavarësinë e saj të shpallur por jo të cituar nga zoti Ahtisari. Ndonëse s`do ta kënaqë plotësisht Prishtinën, plani pritet të jetë drita e parë e një mëngjesi “zyrëtar” pavarësie për Kosovën.
Edhe kësaj here, ata që pritet të shkojnë turravrap në votime janë pakica serbe e Kosovës. Pak kohë më parë, një prej personaliteteve të njohur kosovare, drejtori i RTK-së, Agim Zatriqi, do tregonte se “serbët e Kosovës, ata të Malit të Zi dhe Bosnjes, shpesh tallen me serbët e Serbisë. Arsyeja është e thjeshtë, ata mendojnë se ata janë serbë prej vërteti, ndërsa serbët e Serbisë, janë të qulltë, të urtë e pa asnjë fije nacionalizmi të bekuar” (millosheviçian)!!!
Kosova, përdoret lartë e poshtë nga politikanë që e kanë pranuar tashmë humbjen e saj. Misioni nuk është shpëtimi i saj, por shpëtimi i ca kolltukëve, që do të ishte e vështirë të garantoheshin nesër, në një Serbi të mbytur në hallet dhe problemet e saj. Ndaj në qendër të fushatës nuk është as integrimi i bllokuar euroatlantik i Serbisë, as kriza energjitike, as ekonomia dhe jo e jo kapja dhe dorëzimi në Hagë i kasapëve që drejtuan ekspeditat e therrjes masive të miliona boshnjakëve muslimanë, Ratkoviç dhe Mlladiç, që mbajnë ekskluzivitetin e të shëmtuarës Srebrenicë.
Misioni i pamundur i shpëtimit të Kosovës, do të vazhdojë deri në minutën e fundit, derisa liderët serbë, të ngrenë duart lart e të qahen të pafuqishëm para popullit të tyre, mes një heshtjeje varri para kamerave zemërngrira televizive që transmetojnë “live”: “Na e mori Amerika Kosovën”!!! Ata do të jenë të larë kështu, dhe mbi të gjitha, kaluar pushtetit që e morën me votat e një kauze të humbur e që ironikisht mban emrin KOSOVE!