Landfilli i plehrave, gati ne shtator 2009
Kryetari i Bashkise Edi Rama ka inspektuar punimet per zbatimin e projektit "Menaxhimi i Mbetjeve Urbane per Qytetin e Tiranes ne fushen e Sharres", projekt i cili financohet fale nje kredie te bute prej 6 milione Euro, te huazuara nga Qeveria Italiane. Sipas tij, projekti pritet qe te perfundoje ne shtator te vitit te ardhshem, brenda afatit te percaktuar. Aktualisht ne Sharre jane duke u realizuar punimet e fazes se pare te projektit e cila eshte ne perfundim. Rreth 95 per qind e punimeve kane perfunduar, ku jane kryer veshjet me gjeo-membrane dhe drenazhimi i siperfaqeve perreth. Jane rreth 120 mije m2 gjeo-tekstil, te cilat jane duke u shtruar dhe do te krijojne nje siperfaqe, qe ben te mundur, administrimin per here te pare te mbetjeve urbane me standarde mjedisore. Operacionet ne kete parcele do te fillojne me peshimin, grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave urbane nepermjet procesit teknik landfill. Pervec parceles se pare, projekti parashikon ndertimin e tre parcelave te tjera duke siguruar respektimin e volumit te depozitimeve te mbetjeve urbane te parashikuara ne studimin paraprak si dhe zgjatjen e afatit kohor te funksionimit te kesaj fushe.