Sasite e pakta nuk jane problemi
Nga Madlene Ollbrajt
Ish-sekretare e Shtetit
John D. Podesta
Ish-shef i kabinetit te Presidentit Klinton
Pati nje rreze drite me lajme te mira ne krizen globale te ushqimit, kur Japonia beri te ditur se do te nxirrte ne treg nje pjese te rezervave te veta te orizit te importuar dhe Organizata e OKB-se per Ushqimin dhe Bujqesine siguroi angazhimet financiare per ndihmen afatshkurter ushqimore, rritjen e kerkimeve shkencore, zhvillimin e farerave te reja dhe shperndarjen e plehrave kimike per fermeret e vegjel.
Megjithate, gjendja e keqe per sa i perket situates globale te ushqimeve nenvizon nevojen per lidershipi amerikan ne permiresimin e nje sistemi global bujqesor, i cili eshte duke u perballur me sfida te reja dhe nje tranzicion te veshtire.
SHBA mund te udheheqin rrugen ne realizimin e nje sigurimi te qendrueshem global te ushqimit me nje angazhim te rinovuar per investime afatgjata ne zhvillimin bujqesor ne vendet me te varfra te botes. Japonia, si vendi mikprites i Samitit te G-8, dhe ne bashkeveprim me amerikanet, duhet te shkoje me tej sesa deklaratat e saja te meparshme mbi orizin dhe te zhbllokoje mbi 1 milion ton nga rezervat e veta aktuale.
Prodhuesit kryesor te orizit ne te gjithe boten, perfshi Indine, Pakistanin dhe Vietnamin, duhet te ndjekin shembullin e saj dhe te plotesojne angazhimet e per te hedhur suficitet e tyre te prodhimit per te ushqyer tregun boteror.
Ne tre vitet e fundit, cmimet e ushqimeve ne mbare boten jane rritur me 83%, mbjelljet e farave kane rritur mosushqimin, urine dhe mungesen e stabilitetit politik. Prej 2003, cmimi i orizit ka qene nen nje rritje konstante dhe vetem vitin e fundit eshte rritur 141%. Per pjesen me te madhe te botes, orizi eshte nje perberes kyc i ushqimit te perditshem. Tre miliarde njerez i drejtohen orizit per te siguruar 1/3 e kalorive te tyre cdo dite.
Vala e fundit ne cmimet e ushqimeve ka pasur nje efekt shkaterrimtar. Ne pjesen me te madhe te botes ne zhvillim, kur 60 deri ne 80% e te ardhurave te nje familjeje shpenzohet per ushqimin, cdo rritje me 20% ne cmimin e ushqimeve hedh edhe 100 milione njerez te tjere ne rangjet e me te varferve te te varferve - atyre te cilet jetojne me me pak se 1 USD ne dite.
Por problemi nuk eshte sasia e paket e orizit. Faktikisht, Organizata e Ushqimit dhe Bujqesise parashikon se prodhimi i orizit ne Azi, Afrike dhe Ameriken latine do te rritet me 2,3% krahasuar me nje vit me pare. Problemi eshte se rritja e cmimeve ka nxitur nje varg masash qe i kane perkeqesuar gjerat. Qeverite ndaluan eksportet dhe bllokuan rezervat e tyre, ndersa ndermjetesit grumbullonin furnizimet. Nderkohe, konsumatoret u lane te paguanin cmimin me gjithe faktit se te ardhurat e tyre nuk ishin duke gjetur qetesi me cmimin gjithnje ne rritje te karburantit dhe ushqimit.
Rrenjet e krizes ushqimore mund te gjinden ne nje cikel kompleks faktoresh, perfshire ngritjen ne qiell te kostove te energjise, rritjen e kerkeses nga ekonomite ne zhvillim, trazirat financiare, spekulimet me lendet e para, thatesira e tejzgjatur dhe situata te tjera emergjente klimaterike.
Megjithese hedhja ne treg e rezervave te orizit nga Japonia dhe rritja e ndihmes ushqimore mund te ndihmojne ne menjanimin e krizes se tanishme, zgjidhja afatgjate eshte shume me komplekse. Nje hap i pare dhe i detyrueshem eshte qe te racionalizojme politikat tona bujqesore dhe te rrisim investimet tona ne prodhimin bujqesor.
Ne Afrike, p.sh., pjesa e ndihmes per zhvillim qe i kushtohet bujqesise ka rene prej 15% ne vitet 1980 ne 4% ne 2006. Duke permbysur kete tendence, ne mund te rrisim si prodhimin ashtu edhe te ardhurat.
Kriza e ushqimit duhet te jete nje prej prioriteteve kryesore per G-8. Bujqesia vazhdon ndjeje me shume shtremberimet tregtare sesa cdo sektor tjeter ne ekonomine globale. Nga ana e saj, bota e zhvilluar - vecanerisht SHBA, Bashkimi Evropian dhe Japonia - duhet te krahasojne efektin global te subvencioneve dhe tarifave tona mbi prodhimet bujqesore. Pengesat per tregtine midis vendeve ne zhvillim gjithashtu duhet qe te reduktohen. SHBA duhet te dyfishojne perpjekjet e tyre diplomatike me vendet kryesore prodhuese te ushqimeve per t'iu kundervene kufizimeve te eksportit nga qeverite dhe sektori privat qe inkurajojne bllokimin.
Deshmia eshte e qarte se sistemi yne bujqesor eshte prishur dhe se ne boten tone te ndervarur, sigurimi i ushqimit eshte nje sfide, te cilen ne duhet ta perballojme se bashku. Zhbllokimi aktual i orizit te importuar nga Japonia do te jete nje hap i mirepritur drejt perfundimit te krizes se tanishme. Por ne nje afat me te gjate, rregullimi i sistemit do te kerkoje presion te forte politik, negociata teper te kujdesshme, dhe modernizimin e politikave bujqesore, te cilat nuk shkojne baras me globalizimin.
Marre nga: "The International Herald Tribune"