Zhurma qe vjen nga diskot, shqetesim per pushuesit
Edhe pse diskot jane nje kerkese nga pushuesit dhe vecanerisht moshat e reja, teprimi me muziken non stop, gjate tere nates eshte shqetesuese per tere ata qe duan te organizojne nje nate ndryshe. Funksionimi i me shume se dhjete diskove, qe nisin nga Limioni deri te Kanali i Cukes, ka shume raste qe shnderrohet ne bezdi, per sa i perket ndotjes akustike. Tingujt e fuqishem sjellin ne shumicen e rasteve acarim te nervave te pushuesve qe pas mesnates duan te pushojne, lexojne, shikojne nje film, ndjekin nje koncert apo shetisin. Po muzika qe degjohet nga diskot e shumta, sikur kerkon te imponoje nje menyre argetimi. Dhe kete per faktin se zhurmat qe vijne prej tyre sfumojne gjithcka tjeter. Te duket se kerkohet qe te gjithe te vihen ne njeshkolone, te gjithe te ndjekin ritmin e muzikes, qe percjellin diskotekat e qytetit. Eshte kjo arsyeja qe shume prej pushuesve e turisteve, por ne radhe te pare qytetareve, jane te detyruar per te zbutur zhurmat cjerrese aspak estetike, te mbyllin e izolojne dyert e dritaret e dhomave. Po njeheresh te shfaqin bezdi nga mbajtja e diskotekave gjate tere nates. Muzika e emetuar nga DJ te fuqishem, jo vetem degjohen shume prane, por shpesh here vibrojne dridhje nga tingujt e fuqishem. Mjaft turiste dhe pushues, por me se shumti banore te lagjeve te qytetit, ankohen per tejkalimin e cdo limiti kohor te mbajtjes hapur te diskove. Banore te lagjes nje dhe kater, shume here shqetesimet e tyre i kane bere te pranishme ne organet e rendit dhe pushtetit lokal. Po zeri i tyre nuk eshte degjuar nga pronaret e diskotekave. Shkak i bezdisjes nga diskot nuk eshte se qytetaret nuk e duan argetimin. Dhe ketu nuk shtrohet problemi te mbyllen diskot. Perkundrazi. Ato jane nje kerkese e pushuesve. Ajo qe kerkon modelim eshte caktimi i rregullave te vendndodhjes dhe afatit kur duhet te mbyllen. Fakti se shumica e diskove jane ne siperfaqe dhe ne vende nga ku gjemimet e tyre mbajne zgjuar tere qytetin eshte nje shqetesim qe kerkon reflektim. Ndertimi i diskove brenda qytetit, vecanerisht ato ne mesin e lagjeve, nga argetues shnderrohen jo ne pak raste ne shqetesim. Pushuesit per kete fenomen sugjerojne qe diskot te mbahen te hapura deri ne nje ore te caktuar. Dhe ky kufi kohor te jete i ndryshem per disko te ndryshme. Kjo te percaktohet nga pozicioni ku ato ndodhen. Do te ishte me interes qe te tilla disko ose te jene te vendosura ne mjedise te izoluara te mbyllura, ose ne skaje te qytetit. Atje ku tingujt te mos lene pa gjume turistet, qytetaret dhe pushuesit. Te rinjte edhe pse i duan diskot, nuk jane asnjehere dakord qe ato te shnderrohen ne ankth per pjesen tjeter, e cila edhe pse nuk i frekuenton nga afer eshte e detyruar te vuaj tingujt shurdhues dhe cjerres te tyre. Pikerisht per kete eshte e domosdoshme te kete nje rakordim trepalesh. Pronaret e diskove te bejne biznes te suksesshem. Pushteti lokal te vendos rregulla. Diskot te krijojne relaks e kenaqesi per ata qe i frekuentojne, por te mos mbajne zgjuar nje qytet te tere.
Haxhi Daci, 50 vjec,
"Kemi shume pak pushues kete fillim muaji"
Pronari i nje lokali ne Ksamil, Daci, ngre shqetesimin se turistet ne qytetin e Sarandes jane shume te pakte dhe te frikesuar per cmimet. "Muaji korrik ka hyre prej ditesh. Po mbyllet pesembedhjetediteshi i pare. Ne hotelet e Ksamilit dhe restorantet e qytezes ka shume pak njerez. Nuk e dime perse. E keqja me e vogel eshte qe pushuesit presin gushtin. Po me e keqja do te ishte nese kufizohet e tere periudha e pushimeve ne 15 dite. Keshtu, biznesi turistik nuk ka sukses. Une ne qender te Ksamilit kam nje hotel te vogel, deri sot nuk kam pushues. Dua permes gazetes "Koha Jone" t'u them tere atyre qe deshirojne te vijne ne Ksamil se do te gjejne cmime te arsyeshme. Per fjetje, Ushqime dhe nje det qe nuk gjendet ne asnje vend te Shqiperise. Se me duket ka nje frike jo reale se Saranda dhe Ksamili eshte i shtrenjte. Perkundrazi, do mbeteni te kenaqur".
Margaret Konn, 45 vjece, turiste angleze
"Eshte bukur kur shkel ne portin e Sarandes"
Turistja angleze Margaret eshte e mahnitur nga pastertia e qytetit te Sarandes. "Jam ne qytetin tuaj per here te pare. Mund te them se jam ndjere e befasuar nga pastertia ne portin e qytetit. Eshte nje port i denje per cdo vend. Ne, ne Angli, themi, se oborri eshte vitrina e nje qyteti. Dhe une jam mrekulluar nga rregulli dhe pastertia e portit. Do doja te thosha se kjo duhet te jete edhe brenda qytetit. Kudo. Ne vijme dhe ikim. Po me vete marrim mijera mbresa. Dhe dua te them se une sot do largohem me mbresat me te mira per qytetin qe ndodhet buze Jonit. Jo vetem une e them kete, por edhe miqte e mi ne autobus dhe kur ulemi ne restorante apo bare".
Jorgo Matsakuli, 34 vjec, Gjirokaster
"Pushimet ne Sarande mund te jene me te lira"
Pervec kenaqesise qe te jep zgjedhja e qytetit te Sarandes per te kaluar pushime te qeta, Matsakuli nga Gjirokastra i quan "te kriposura", cmimet e dhomave te hoteleve. "Kur vendosim per pushime ne familjen time merren disa guida turistike. Mes tyre guida e Sarandes eshte ne plan te pare. Kenaqesh kur njihesh me resurset qe shpalos Saranda. Me plazhet me ujin e paster, me kulturen qytetare. Po ne se vjen tere qejf dicka te thyhet brenda vetes kur ne mengjes paguan per nje dhome 50 apo deri 60 euro. Ne si pushues kenaqemi kur pushojme. Po me mire ndihemi kur pagesa eshte e arsyeshme dhe nuk priret nga tendenca per te fituar brenda dites ate qe eshte investuar prej kohesh".
Mihail Rostovi, 45 vjec, Maqedoni
"Saranda eshte vendi ideal per te pushuar me familjen"
Te ndodh shpesh qe ne Sarande te takosh nje pushues maqedonas. Kete radhe flet per gazeten "KJ" Mihaili, i cili e cileson kete qytet ideal per pushime. "Ne Shkup e veme Saranden ne vend te pare nder plazhet e zgjedhura. Une jam me vajzen, gruan dhe djalin. Mund te deklaroj se Saranda eshte vendi me ideal per te qendruar me tere familjen. Ketu nuk ka incidente. Nuk ka ngacmime. Nuk ka racizem. Ndihemi si ne vendin tone dhe do te vijme perseri. Une jam ne nje hotel buze detit. Eshte shume paster. Per cmimet mund te zgjedhesh edhe kualitetin edhe pagesen. Nuk mund te paguash njelloj ne cdo hotel. Megjithate, dua te nenvizoj se Saranda eshte qyteti ku mund te qendrosh me familjen tende".
Sonila Civilo, Pogradec, 20 vjece, studente
"Pas provimeve, pushimet ne Sarande jane te kendshme"
Pas nje viti te lodhshem akademik, Sonila ka vendosur te clodhet ne Sarande ne shtepine e shoqes se saj, dhe nuk ngurron te tregoje kenaqesite e plazhit. "Sapo perfunduam provimet. Lodhja nuk diskutohet. Une nga qyteti i Sarandes kam disa shoqe, ndaj kam ardhur per te pushuar disa dite. Jam ne familjen e shoqes time. Nuk kam shume informacion per cmimet e hoteleve. Po ajo qe dua te them eshte fakti se pas nje lodhjeje te madhe nga provimet, qyteti i Sarandes eshte terapia me e mire qe do te rekomandoja per secilin qe ndihet i lodhur dhe ka nevoje per relaks".
Gezim Borshi, 46 vjec
"Rruga e bregdetit do sjelle bum turistesh ne Sarande"
Nje nder tekniket e rrugeve bregdetare tregon me shume optimizem ndryshimet qe do te pesoje kjo rruge, pas perfundimit te projektit. "Jam teknik qe ndjek punimet ne rrugen e bregdetit. Ne momentin qe kjo rruge do te perfundoj, dhe Palasa do te lidhet me nje rruge moderne te standardeve me Saranden, atehere une them se qytetit nuk do t'i mungojne pushuesit dhe se hotelet e motelet do te jene te pamjaftueshem. Po rruga duhet te perfundoje. Se ne kete situate, sic eshte ajo, eshte e lodhshme dhe e bezdisur. Une kam vetem nje merak. Rruga e Bregut te perfundoje sa me pare".
Timo Merkur, shkrimtar, 52 vjec
"T'i presim pushuesit me shpirt dhe kulture"
Turizmi kerkon investime. Kete thekson shkrimtari Merkur, kur pyetet per plazhin e Sarandes. "Qyteti yne eshte i shquar per tradita dhe kulture. Pushimet nuk mund t'i shijosh ne nje mjedis jo te kulturuar. Ndaj, them se ata qe merren me biznesin e turizmit duhet te jene njerezit qe reflektojne kulture. Kultura eshte magneti qe do te sjelle me shume pushues. T'i prese ata me kulture. T'u servirim me kulture. Te bisedojme me kulture. T'i pershendesim se jane pjese e qytetit tone dhe se sjellin ketu te ardhura, te cilat perseri duhet te riciklohen ne kulture. Dhe qe kjo te jete e plote, kerkohet salla e leximit, kinemaja, podiumi me kenge. Nje vizite ne Lekures, nje vizite ne muze, kombinimi i pushimeve det, diell, ushqim, hotele, kulture, kjo besoj se do te jete celesi i se ardhme turistike".
Rajce Bakalli, 56 vjec, Micigan, Amerike
"Ta beni turistin te mos i ndahet Sarandes"
Familja Bakalli eshte nga Kosova, emigruar ne Amerike prej 50 vjetesh. Rajce eshte amerikane. Po nje amerikane e shqiptarizuar. Eshte ne plazh me dy djemte dhe burrin. E pyetur per sezonin turistik dhe ne se ka verejtje per plazhin apo qytetin, ajo thote vetem disa fjale. "Ju, biznesi i turizmit duhet ta beni turistin te mos i ndahet qytetit te Sarandes. Po kjo nuk eshte nje deshire. As realizohet me urdher. Ajo qe "detyron" turistin te "pasaportizohet" si te themi ne kete qytet eshte krijimi i kushteve sa me te mira per t'u ndjere mire, te kenaqet me gjithcka qe kerkon nje pushues vendas apo turist i huaj".
Bardhyl Bejko