E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Villas në Premierligë?

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 22:16

David Villa në Premierligë. Për këtë është e bindur ueb faqja metro.co.uk, sipas së cilës sulmuesi i Barcelonës mund ta ndërrojë mjedisin.

Gjithnjë sipas kësaj ueb faqeje, klubi katalunas mund ta shesë sulmuesin spanjoll për të grumbulluar para për blerjet që planifikon t’i bëjë.

Klubet më të interesuara për Villën janë Chelsea dhe Manchester City. Ndërkohë, Barça ka objektiv Giuseppe Rossin e Villarrealit dhe Alexis Sanchezin e Udineses, i cili është pranë Cityt.

Villa u transferua verën e kaluar nga Valencia në Barcelonë për 40 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›