Mexes shpreson të kthehet ndaj Shqipërisë

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 23:00
Philippe Mexes po punon fort për t’u rikthyer sa më shpejt nga lëndimi, të cilin e pësoi gjatë sezonit që përfundoi me Romën.
Mbrojtësi francez shpreson të rikthehet në fillim të muajit shtator, në ndeshjen ndërmjet përfaqësueses franceze dhe asaj të Shqipërisë.
“Momentalisht jam në Toulouse për një rehabilitim dy muajsh. Jam i koncentruar që të kthehem sa më shpejt, që t’u ndihmoj shokëve të skuadrës. Me Milanin do t’i fillojmë përgatitjet më 12 korrik, por unë do të bëj stërvitje të ndara. Mendoj se do të kthehem më 2 shtator, në ndeshje me Shqipërinë. Do të bëj gjithçka që të jem në atë takim”, deklaroi Mexes për ‘RMC Sports’.