Rama në emisionin “Letra nga populli”
Detaje në pasionin e rizbuluar të Edvinit për të shkruar letra
Fort i nderuar shoku i shtrenjtë!
Ju shkruaj me shpresën se udhëtimi Juaj në Shqipëri ishte një kujtim i bukur për Ju dhe se së shpejti do të kemi mundësi të takohemi pa pengesë, në sajë të realizimit të premtimit tim për heqjen e vizave, të cilën e ka penguar sistematikisht S.Berisha.
I dashur: Këtë vjeshte që shkoi, Partia ime ishte e para që sapo hapi dyert parlamenti, vrapoi për të zënë radhën se mos mbetej pa karrige. Mirëpo partia e zotit Berisha nuk e bëri këtë gjë, por e bojkotoi parlamentin për 8 muaj me pretekstin absurd që ju e dini. Kur e pa zoti Berisha se mbetej pa rroga bëri sikur hyri në parlament dhe vazhdon cic-micet, ne i themi shqip-shqip “hyrë e dil’ e tund peshqirë”.
I dashur: Sapo jam kthyer nga plazhet e botës. Ishte një çmenduri plako. Gjithë ajo lemeri kandisur në një biçim nudizmi që ç’të të them.
I dashur: Këtej jemi mirë. Erioni po mjaullin. Taku bën të pabindurin. Kënua nxin, Noka nuk dihet ku ka shkuar, Pas-kalit i ra nënbishtja. Na dërgo një trastë me gozhdë dhe një vardar patkonjsh. Nga një ta kenë të gjithë.
I dashur: Arsyeja e këtyre rreshtave nuk është ringritja e çështjes tanimë të njohur prej Jush dhe as rirreshtimi i të gjitha argumentave lidhur me domosdoshmërinë e hetimit. Lejomëni të nënvizoj se Berisha më ka sharë. Këtu dëshiroj vetëm të ngre shqetësimin, njëkohësisht t’ju vë në dijeni se nëna ime e hodhi në gjyq Sali Berishën. Dhe nuk ka për t’u pajtuar.
I dashur: Plakat e mëhallës tonë dje ishin shtruar vënçe, po shullëheshin në diell. Mirëpo diellin ua kishte zënë Berisha.U thoshte “është dielli im”.
I dashur: Dhe nuk do ta shkruaja këtë letër nëse pikërisht gjatë rrugës Suaj drejt sheshit ‘Skënderbej, pas lënies së një mesazhi kuptimplotë nëse Berisha nuk do të përdorte kërcënimin për ta shtruar këtë shesh. Mirëpo unë ia hodha. Ai nxori topografët, unë vura gardhin dhe mediat përballë, duke përdorur hilen e skiles ku fshihet fenomeni jashtëzakonisht shqetësues i tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve shqiptarë falë një mekanizmi korrupsioni që duhet çmontuar me çdo kusht.
I dashur: Ke të fala nga Ruzhdia. Nuk e di ku bie? Po atje o burrë i dheut. Po diku në jug besoj. Kryetari im i asamblesë shprehet se është xhanan fshat. ç’thonë ruzhdijasit? Këtu u bë kollomoqi me okë. Sikurse e kemi bërë të qartë në mënyrë të vazhdueshme, përmes transparencës unë nuk kërkoj të ndryshojë rezultatin e kallamoqit por të të pohoj se Ruzhdia duhet të vendoset ndër fshatrat e persekutuar nga Berisha. Bashkërisht po ju postoj edhe emrat e ca xhivarëve tanë që kanë dyshime se atje doganë nuk ka pasur, por korrupsion ka ama.
I dashur: Ne e konsiderojmë jetike faktin që Plakat e mëhallës tonë dje ishin shtruar vençe e po shullëheshin në diell. Mirëpo diellin ua kishte zënë Berisha. U thoshte “është dielli im”.
I dashur:...
Ju falënderoj për vëmendjen që i kushtuat rreshtave