HEC-i i Ashtes, perfundon faza e pare e punimeve
Ka perfunduar faza e pare e ndertimit te hidrocentralit te Ashtes. Kjo faze e quajtur edhe faza para-ndertimore, ka pasur si qellim pergatitjen e dokumentacioneve te nevojshme dhe rehabilitimet ne infrastrukture. Burimet nga kompania qe po zhvillon punimet ne Ashte, kane bere me dije se perfundimi i fazes se pare ka pasur nje kohezgjatje prej rreth 18 muajsh dhe ka mbyllur ndertimet brenda afateve te percaktuara nga palet pjesemarrese ne kete investim: "Eshte ky nje investim i qeverise shqiptare, qe prek komunat e Ashtes, Stajkes e Kosmacit, me nje siperfaqe prej 100 ha nga pronat publike dhe pjesa tjeter nga pronat private. Tashme jane kryer te gjitha procedurat nga firma "Verbund" dhe kane filluar punimet. Ndertimi i ketij hidrocentrali zgjidh perfundimisht problemet e energjise jo vetem ne kete zone, por edhe pertej saj". Perfaqesuesit e firmes austriake "Verbund", e cila po zbaton projektin ne terren, jane te kenaqur me punen e bere deri tani dhe bashkepunimin e arritur. Drejtori menaxhues i projektit per hidrocentralin e Ashtes, Dietmar Reiner, u shpreh se "ne jemi ketu per te dhene te gjithe informacionin e duhur mjedisor dhe teknik popullates dhe per te treguar konkretisht punen, afatet dhe objektivat tona. Mund t'iu themi sot se kemi perfunduar fazen e pare, qe eshte faza paraprake e projektit, gjithmone ne bashkepunim me specialistet shqiptare. Kemi marre te gjitha lejet qe jane te nevojshme per demtimin dhe funksionimin e hidrocentralit".
Projekti
Projekti per HEC e Ashtes, eshte nje investim i perbashket i qeverise shqiptare me ate austriake, prej rreth 200 milione eurosh. Ky hidrocentral, qe pritet te perfundoje brenda vitit 2012.