"E beri si kriminel, i thashe qe te me vriste dhe mua"
Sofie Lulaj, 45 vjece, ka rrefyer tmerrin e krimit ne shtepine e saj, ku mbeti i vrare bashkeshorti dhe nipi, dhe njekohesisht u vra miku i ngushte i Arionit. Ajo tregon se djemte kishin ardhur nga Picari, ku kishin ndenjur me ore te tera duke pire, per arsye qe ajo s'i dinte. "Erdhen aty ne shtepi dhe po qendronin ne oborr. Degjuam te bertitura dhe im shoq, doli te shikonte pse po bertisnin cunat, me pas i foli te birit qe te mos ziheshin kot, se e kishin nga pija. Por Arioni mori nje automatik dhe qelloi fillimisht mbi te atin", rrefen ngjarjen Sofia e mbijetuar. Sapo ka degjuar te shtenat, ajo ka dale tek dera, ku ka pare te shoqin, Musain, te shtrire pertoke. "Pasi qelloi babane, drejtoi armen nga shoku i tij i ngushte, Bledari dhe pastaj qelloi serish pertoke, plumb qe me zuri mua ne kembe dhe desh vrau nipin tim. Nisa t'i therrisja te me vriste dhe mua, por ai as nuk pergjigjej dhe as nuk levizte nga vendi. Qendronte aty ne mes te oborrit, ne kembe dhe nuk levizi deri sa erdhi policia", vijon rrefimin 45-vjecarja. Ajo i eshte lutur qe ta vriste dhe ate pasi nuk e donte me jeten, por Arioni s'i eshte pergjigjur. Sofia shpjegon se i biri nuk kishte shfaqur kurre te tilla probleme dhe as nuk ishte agresiv. "Nuk e di se si e beri dhe se nga e gjeti armen. Ka bere ca kurse profesionale, ka qene dhe ne Greqi, ndersa priste te fillonte pune. E beri kriminelce fare, nuk ja vlen ta llogarisesh ate bir qe vret babane, tenton te vrase djalin e dajes se vet qe e kishte si vella dhe vret dhe shokun e tij te ngushte, qe e kishte ne vend te vellait", thote ajo, teksa qendron ne shtratin e spitalit.