E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te vriste, pranga ne arrati

Lezhe- Nje 24-vjecare qe tentoi gjate muajit nentor te vitit te kaluar, te vriste me arme pas sherrit, eshte arrestuar mengjesin e djeshem nga Policia e Lezhes. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte Sajmir Ndoj, banues ne kete qytet. Ngjarja ka ndodhur me 14 nentor, prane stadiumit te qytetit dhe jo shume larg godines se prokurorise. Sipas hetimit te kryer, 24 vjecari Ndoji, pasi ka debatuar ashper me Aleks Deden, 26 vjec, nga Lezha, e ka qelluar me pistolete per ta vrare, por fatmiresisht asnje prej plumbave nuk e ka prekur. Pas hetimeve te kryera dhe materialeve te dorezuara nga ana e prokurorise, Gjykata e Rrethit dha masen e "arrestit me burg" per Ndojin, per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armembajtjes pa leje".

A. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›