E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja, shqiptaret te rrezikuar nga pluhuri i makinave

Ne shume qytete te vendit tone, pervec pluhurit e grimcave respiratore, ajri urban po ndotet shume nga dy gaze kancerogjene, benzeni e dioksidi i azotit te shkarkuara nga automjetet ne trafik. Alarmi jepet nga Instituti i Shendetit Publik, i cili sapo ka mbyllur monitorimin e cilesise se ajrit per vitin 2008 ne gjashte qytete te vendit. Ky studim, ka treguar se shqiptaret tashme jane te rrezikuar ne shendetin e tyre jo me nga pluhuri i zakonshem, por nga bloza e dale nga makinat. Ne qytetet me te ndotura ne vendin tone eshte Tirana, e cila ze vendin e pare si per grimcat e ngurta ashtu edhe per blozen dhe benzenin. Per here te pare kete vit, kjo sasi bloze ka dale disa here me e lare se ajo e lejuar nga normat e Bashkimit Evropian, por edhe nga ato te vendit tone. Ne studimin e kryer nga ISHP-ja jane perfshire 6 qytete te medha ne vend, dhe pikerisht Tirana, Vlora, Fieri, Durresi, Shkodra dhe Korca. "Po rritet ne menyre te qendrueshme edhe permbajtja e NO2 ne ajrin urban te ketyre qyteteve, si rezultat i shtimit te trafikut automobilistik. Bazuar ne ecurine rritese te tij, gjate pese viteve te fundit edhe NO2 pritet te kaperceje normen e vendeve te BE-se", eshte shprehur specialisti i ISHP-se, Agron Deliu. Sipas tij, deri tani qytetet qe e kane kaluar kete norme jane Tirana, Korca dhe Vlora.

Monitorimet

Vitin e kaluar ne te gjithe vendin u monitoruan 50 pika te ndryshme ne te gjithe vendin per sa i perket dioksidit te azotit (NO2) e te benzenit (C6H6) ne krejt territorin e Shqiperise, qe perfaqesojne edhe ndotesit kryesore e me te rrezikshem, te krijuar nga trafiku. "Nga 50 pikat e monitoruara u vu re se ekziston nje rrezik potencial i tejkalimit te vlerave kufi, per dioksidin e azotit (NO2) dhe benzenin (C6H6) ne shume qytete, me popullsi te madhe ose te mesme", ka pohuar per gazeten "Koha Jone" specialisti i ISHP-se, Agron Deliu. Sipas tij, Tirana eshte problemi kryesor per permbajtjen e grimcave ne ajer, kjo per faktin se dioksidi i azotit ka tashme vlera te konsiderueshme ne shumicen e pikave te Tiranes, si dhe ne disa qytete kryesore.

Normat

Ndotja e ajrit ne vendin tone eshte nga 2.5 deri ne 5 here me e larte dhe kjo per specialistet e ISHP-se ka nje ndikim negativ, ne shendetin e popullates. "Per sa i perket pranise se benzenit ne 14 pika te monitoruara ka rezultuar se ai eshte mbi normat e lejuara, kurse ne 11 te tjera prania e tij eshte normale. Piket e ndotura nga ky pluhur jane ne Durres, Pogradec, Korce, Gjirokaster, Fushe Kruje, Berat dhe ne zonen e naftes Patos-Marinez. Ne pikepamje toksikologjike benzeni futet ne grupin e komponimeve me efekte kancerogjene per njerezit", eshte shprehur per gazeten specialisti i ISHP-se, Agron Deliu. Sipas tij, per te ulur sasine e ketij pluhuri ne vendin tone, keshillohet vendosja e nje norme te percaktuar, per benzinen qe importohen ne Shqiperi. Ajo duhet te jete me e vogel se 5 per qind ne mase. Kurse per sa u perket grimcave te ngurta, qe jane nje tjeter faktor ndotes, edhe keto e kalojne masen deri ne 4.5 here, ne te gjitha qytetet e monitoruara nga ISHP. Permbajtja e grimcave te ngurta (LNP e PM 10) ne ajrin e qyteteve Shkoder, Durres Tirane, Fier, Vlore dhe Korce ne menyre te qendrueshme tejkalon masen, nga 2 deri ne 4.5 here normat e lejuara te vendeve ne BE. "Keto grimca jane problem kronik i cilesise se ajrit urban, ne pjesen me te madhe te qyteteve te vendit tone. Nuk verehet tendence rritese apo zbritese e permbajtjes se tyre gjate pese viteve te fundit, pra gjendja ne menyre te qendrueshme vazhdon te jete ne nivelin e alarmit shendetesor. Ne kete kontekst Tirana eshte qyteti me i rrezikuar" pohon Deliu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›