Mirdite, kapet i liruari nga gjykata
Mirdite- Jeton i arratisur per me se 11 vjet, por riarrestohet per te treten here nga policia pas skandalit ne gjyqesor, qe me nje vendim te bujshem e liroi kater vjet me pare. Bie ne pranga "i forti" i zones se Mirdites, Agustin Mandrea, 45 vjec, i cili dyshohet per ekzekutimin e Arben Ndojit, ne 15 shkurt 1998, ne lagjen "Zalli i Zmese" te Rreshenit. Burime zyrtare bene me dije se prej dy vjetesh, Mandrea ishte shpallur ne kerkim, kurse rigjykimi i ceshtjes me kembenguljen e prokurorise, kishte sjelle denimin me 17 vite burg, nje me pak se vendimi i dhene pas arrestimit te pare nga Gjykata e Mirdites. Ndalimi eshte bere vetem pak muaj pasi 45-vjecari ishte kthyer nga Italia, me qellim per te kryer ceremonine mortore te te vellait qe u aksidentuar, po ne vendin fqinj. Gjate momentit te operacionit qe u zhvilluar duke u zbardhur dita e djeshme, Mandrea nuk ka bere asnje rezistence dhe qendronte ne banesen e tij. I denuari eshte percjelle ne masa te rrepta sigurie drejt Policise se Lezhes, ku dhe eshte izoluar per te vuajtur denimin e dhene nga drejtesia. Ne operacion kane marre pjese edhe Forca te Nderhyrjes se Shpejte.
Agustin Mandrea, eshte akuzuar per ekzekutimin e Arben Ndojit, me te cilin mendohet se kishte njohje dhe shoqeri qe prej vitit 1997. Madje 45-vjecari u dyshua per disa ngjarje kriminale, per te cilat nuk pati prova. Ndojni u qellua me arme, teksa kthehej per ne shtepi, ne lagjen "Zalli i Zmese", ne 15 shkurt te vitit 1998. Mori disa plumba ne trup gjate prites se organizuar dhe u dergua ne spital, ku dhe nderroi jete. Por para se te vdiste, mendohet se i riu ka mundur te tregoje autorin e krimit, per te afermit e tij. Dyshimet rane mbi Mandrene, qe cilesohej si person i rrezikshem. Gjithsesi per arrestimin e tij eshte organizuar nje operacion i rastesishem, po ate vit qe ndodhi ngjarja. Policet improvizuan nje sherr momental afer komisariatit dhe Mandrea u konfliktua, duke perfunduar ne qeli. Kontrolli i baneses zbuloi vetem nje sasi fishekesh, por nepermjet djalit te mitur, te te dyshuarit u zbulua edhe arma automatike me te cilen mendohej se u krye krimi. Mandrea nuk e pranoi per asnje moment krimin.
Para kater vitesh gjykata e liron 45-vjecarin, per shkak te shtyrjes se afateve te paraburgimit. Fillimisht Gjykata e Mirdites e denon me 18 vjet burg per vrasje. Ceshtja kalon ne Apel dhe me pas ne kryeqytet, ku jepet "arrest shtepie" dhe me pas "pafajesi". Prokuroria apelon, por 45-vjecari perfiton per t'u arratisur jashte vendit. Rigjykimi sjell 17 vite burg per Agustin Mandrene dhe shpallet ne kerkim nga Interpol Tirana, derisa eshte ndaluar pak muaj pas kthimit nga Italia.
Re. Kro