E Shtunë, 31 Tetor 2026

E bija e Erdoganit mbron Kosovën, sulmon Daçiqin

Sumaya Ergdogan e bija e kryeministrit të Turqisë Regjep Tajip Erdogan është vënë në mbrojtje të Kosovës dhe Bosnjës në rrjetin social twitter.

Këtë mbrojtje ajo e ka bërë duke i shkurar vetë kryeministrit të Serbisë.

Në du raste ajo e ka pyetur pse ka kaq shumë urrejtje për shqiptarët dhe boshnjakët myslimanë.



“Z.Ivica Daçiq, unë bija e kryeministrit Erdogan, dua ta di opinionin e juaj pse ju i urreni myslimanët e Kosovës kaq shumë?”

Ajo, Daçiqit ia ka përmendur edhe masakrën e Srebrenicës.

“Mendoj se Serbia ka bërë mjaft kundër myslimanëve në Srebrenicë. Ka ardhur koha që të ndalet urrejtja në Ballkan”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›