E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishin të paligjshme

(E plotësuar)  I pyetur se në të ardhmen a do të bëhet president i Kosovës, kryeministri Thaçi ka thënë se fati i të ardhmes së tij varet nga qytetarët e Kosovës.

“Unë kam kontratë si kryeministër me qytetarët e Kosovës dhe nuk e thej me asnjë çmim dhe asnjë post. E ardhmja ime politike lidhet drejtpërdrejt me besimin e qytetarëve të Kosovës që do më japin mua dhe Partisë Demokratike të Kosovës” ka thënë Thaçi.

.....

Duke folur për skandalin e përgjimeve ku ishte i përfshirë edhe vetë kryeministri Thaçi, ai ka thënë se këto përgjime ishin të paligjshme.

....

Kryeministrri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se shoku i tij i luftës, deputeti Fatmir Limaj është i pafajshëm.

“Kam besim në drejtësi dhe besoj se Fatmir Limaj është i pafajshëm” ka thënë i pari i PDK-së.

.....

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë e zotuar që proceset t’i qojë përpara përmes dialogut.

Kosova sipas Thaçit, e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe BE-së. Kryeministri Thaçi ka thënë në Klan Kosova se qeveria e Kosovës e dinë përfundimin e dialogut me Serbinë.

“Ky proces do të përfundojë me njohjen reciproke të të dy shteteve dhe që të dyja shtetet do të kenë të ardhme evropiane” ka thënë Thaçi.

Ky kabinet qeveritar sipas Thaçit, është më i miri që ka pas Kosova. Ai ka thënë se edhe LDK-ja duhet të jetë pjesë e dialogun me Serbinë.

Thaçi ka thënë se kthimi i Ramush Haradinajt, e ka bërë Kosovën më të fuqishme. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me AAK-në.

“Koalicioni me AAK-në është i mirëseardhur” ka thënë ai.

Për dialogun me Serbinë sipas Thaçit, nuk mund t’i ketë meritat vetëm një njëri, por i gjithë spektri politik i Kosovës. Sipas Thaçit, politika e qeverisë së Serbisë, është një politikë e vjetër.

“Qeveria serbe ka taktikë të re, por lojëra të vjetra” ka thënë ai.

Ai ka thënë Kosova do të vazhdojë të punojë sipas Kushtetutës së Kosovës dhe të respektojë pakon e presidentit Ahtisari.

I pari i qeverisë ka thënë se e ardhmja e Kosovës nuk varet nga fati i Serbisë, por e ardhmja evropiane e çdo vendi, sipas tij, varet nga fqinjësia e mirë.

Kryeministri Thaçi, duke folur për veriun e vendit, është shprehur i sigurt se nuk do të ketë ndarje, duke thënë se për këtë ka mbështetjen e botës demokratike.

“25 korriku i vitit të kaluar ka qenë momenti kur e gjitha bota demokratike, duke përfshirë SHBA-të, BE-ja dhe shtetet tjera demokratike, kanë filluar të mendojnë seriozisht për veriun e Kosovës” ka thënë Thaçi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›