E Diel, 1 Nëntor 2026

"Festivali i Orkestrave Frymore " Drejt Sarandës bandat frymore nga vendi e bota

Nga 7-11 korrik, 16 banda nga vendi dhe bota do të jenë gjallërueset e jetës artistike në jug të vendit
Festivali i Orkestrave Frymore, Albanian Wind Band Festival mbërrin në edicionin e katërt. Nga 7-11 korrik, 16 banda nga vendi dhe bota do të jenë "gjallërueset" e jetës artistike në jug të vendit, në Sarandë dhe në Himarë. Festivali do të zhvillohet në pesë net në qytetin e Sarandës si dhe dy net të tjera në Himarë. Për herë të parë në këtë edicion të ri bandat do të mbushin me tinguj gazmorë dhe rrugët e sheshet e Delvinës dhe Himarës. Kohët ndryshojnë, distancat zvogëlohen dhe komunikimi e integrimi kulturor merr përmasa. Kaloi dhe një vit tjetër e Edicioni i IV i Festivalit të Orkestrave frymore hap siparin e tij me nivele të reja performimi. Rigjallërimi dhe përmirësimi i dukshëm i nivelit artistik i Orkestrave Frymore Shqiptare i atribuohet në radhë të parë punës plot pasion të mjeshtërve frymorë, të cilët duhet të ndihen krenar për kontributet e dhëna në rigjallërimin e aktivitetit të orkestrave frymore, tregon për këtë aktivitet drejtori artistik i festivalit Edmond Doko. Më tej ai shton se: Mjeshtrit frymorë nga i gjithë vendi dhe festivali janë ndërkohë një realitet i rëndësishëm artistik dhe mbeten një faktor i rëndësishëm për rritjen e nivelit artistik të orkestrave frymore që kanë fatin të jenë themeli i kulturës muzikore kombëtare. Festivali ynë nuk është vetëm aktivitet kombëtar, por me dimension rajonal e më gjerë. Përpjekja e puna jonë e përbashkët është e motivuar nga dëshira për tu integruar në zhvillimet kulturore e jo vetëm, që koha e nevoja për prosperitetin e vendit imponon. Risitë në edicionin e këtij viti: Do te realizohet shtrirja e festivalit për herë të parë edhe në qytetin e Himarës. Pjesëmarrja e orkestrave frymore të huaja do të jetë më e madhe për ti dhënë festivalit dimension rajonal. Do të marrin pjesë për herë të parë gjashtë ansamble frymore dhe do të vlerësohen me çmime nga juria e festivalit. Festivali i parë daton nga data 6,7,8 qershor 2006 në Sarandë, KOF organizon Festivalin e Parë të Orkestrave Frymore. Në këtë edicion morën pjesë orkestrat frymore: Fier, Vlorë, Elbasan, Sarandë. Kuinteti i frymës Çesk Zadeja, orkestra frymore e Forcave të Armatosura, Orkestra frymore e Liceut Artistik Tiranë, Fanfara Tirana, Tirana neë band. Dirigjent pjesëmarrës: Nikollaq Bullo, Eduart Banushi, Blerim Narazani, Zamir Zani, Halim Teqja, Melsed Kabaj, Xhemali Murraj dhe Edmond Doko. Morën pjesë rreth 250 instrumentistë dhe u ndanë Diploma Nderi për instrumentistë të shquar. Nga data12,13,14 korrik 2007 në Sarandë KOF organizon Festivalin e II-të të Orkestrave Frymore. Në këtë edicion morën pjesë orkestrat frymore: Fier, Vlorë, Elbasan, Sarandë. Orkestra frymore e Forcave të Armatosura, Fanfara Tirana,  Tirana neë band dhe Filarmania e Mandrës (Atiki-Greqi). Nga data 8, 9, 10, 11, 12, 13 korrik 2008 në Sarandë KOF organizon Festivalin e III-të të Orkestrave Frymore. Morën pjesë Orkestra Frymore të Bashkive Elbasan, Shkodër, Fier, Berat, Vlorë, Korçë, Sarandë, Kuinteti Çesk Zadeja, Proballkan Band, Tirana Brass Kuintet, Filarmonia e Kerateas (Greqi), Albanian New Band, Fanfara Tirana, KOA Brass Kuintet (Greqi) & Ork. Frymore e Forcave të Armatosura, Tiranë. Dirigjentë: Emin Palluqi, Kujtim Aliaj, Nikollaq Bulo,
Orkestrat Frymore
Janë formacionet muzikore më të vjetra të vendit tonë e në të njëjtën kohë janë një kulturë muzikore evropiane, e cila që në fund të shekullit të XIX shoqëron zhvillimin kulturor e artistik të qyteteve kryesore si Shkodra, Korça, Elbasani etj. Gjatë shek XX këto formacione u ngritën pothuajse në çdo qytet dhe u bënë pjesë e rëndësishme e jetës artistike dhe kulturore kombëtare. Orkestrat frymore janë jo vetëm themeli i muzikës së kultivuar kombëtare, por dhe me ndikim në formimin e fytyrës europiane të qyteteve tona. Klubi Kombëtar i Orkestrave frymore ( K.O.F.) në aktivitetin e tij 5 vjeçar, ka arritur që të rizgjojë e gjallërojë traditën e Orkestrave frymore. Aktiviteti i tij ka konsistuar jo vetëm në asistencën profesionale që u ka dhënë orkestrave frymore të bashkive të ndryshme e duke  organizuar koncerte në Tiranë e qytete të tjera, por sidomos me organizimin e suksesshëm të Festivalit të Orkestrave Frymore, i cili është i vetmi aktivitet i këtij lloji në Shqipëri. Festivale të tilla janë të shpeshta në  zona turistike të rajonit e më gjerë. Festivali është manifestim i gjallë muzikor dhe mjaft popullor. K.O.F.  e ka fokusuar aktivitetin e saj në rizgjimin e traditës së O.F. në vendin tonë.
Orkestrat frymore në Shqipëri
1878- Italiani Xhani Canale krijon orkestrën e parë frymore (bandë muzikore) në Shkodër. Tre vjet më vonë e drejton këtë orkestër i shquari Palok Kurti e për më shumë se gjysmë shekulli trashëgimtarë të familjes Kurti drejtojnë orkestra frymore në Shkodër.
1898- Frano Ndoja krijon të dytën orkestër frymore po në Shkodër. 1908- themelohet Banda e lirisë. 1909- Krijohet Orkestra frymore Afërdita në Elbasan, instrumentet muzikore blihen nga vetë qytetarët në Austri. 1918- Themelohet shoqëria kulturore Rozafat. 1919- Themelohet shoqëria kulturore Vllaznia në Shkodër, e pranë tyre funksionojnë orkestra frymore. 1920- Në Korçë kemi Jovan Cico Kosturin dhe vjen nga Amerika Thoma Nasi me të mirënjohurën Banda Vatra. 1924- Fan Noli kryeministër, i bie flautit në Bandën e Tiranës, e cila me vonë shndërrohet në Bandë Mbretërore, e përbërë kryesisht nga muzikantë të Vatrës të ardhur nga Amerika e të tjerë të studiuar kryesisht në Itali. 1932- Dom Mikel Koliqi pranë Scuola Cantorium (shkollë françeskane), krijon orkestrën frymore të shkollës e po në Shkodër krijohen të tjera orkestra frymore si ajo e Artizanëve, e Bashkisë, e Ushtrisë, e lagjes Parucë etj. Në Kosovë, krijohen shoqëritë atdhetaro-kulturore: Vllaznia në Gjakovë, Bashkimi në Shkup etj. Pranë tyre funksionojnë dhe orkestrat frymore. 1944- krijohet Orkestra frymore e Ushtrisë (Banda e ushtrisë) e gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX  krijohen e funksionojnë pothuaj në çdo qytet orkestra frymore (Banda muzikore). 1945-1990- Pothuaj në të gjithë qytetet shqiptare krijohen dhe funksionojnë orkestra frymore. (Pranë shtëpive dhe pallateve të kulturës). 2004- Rikrijohet Orkestra frymore e Bashkisë Tiranë me iniciativën e dirigjentit Edmond Doko si dhe të instrumentistëve Fatos Jaho, Xhemali Murraj, Bashkim Barbullushi, Gazmor Halilaj etj. Po këtë vit krijohet KOF (Klubi Kombëtar i Orkestrave Frymore), i cili u ngrit si domosdoshmëri për të rizgjuar e zhvilluar traditën e Orkestrave frymore në Shqipëri. 2009- Funksionojnë orkestra frymore pranë bashkive të qyteteve Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Peshkopi, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë, Sarandë, të cilat pavarësisht   se mbështeten pamjaftueshmërisht nga pushteti lokal si dhe nga donatorë të ndryshëm, një numër i konsiderueshëm i tyre (mund të përmendim Shkodrën, Korçën, Beratin, Elbasanin, Vlorën) përjetojnë rritje të nivelit artistik. Fatbardh Dervishi, Eduart Banushi, Pandi Bello, Janis Ekonamakis, Edmond Doko, Halim Teqja. Morën pjesë rreth 350 instrumentistë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›