E Shtunë, 31 Tetor 2026

E bujshme Shkumbini blentre futbollistë të Besës

TIRANE-Shkumbini ka bërë dje një nga goditjet më të bujshme në merkato, duke marrë nga nënkampionët e Besës tre futbollistë. Bledar Mancaku, Endri Vrapi dhe Erbim Fagu mund të quhen tashmë lojtarë të skuadrës peqinase, e cila synon që këtë sezon të ngjitet në majat e futbollit shqiptar. Tratativa ka vazhduar gjatë gjithë ditës së djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes, ndërkohë që detajet përfundimtare pritet të zyrtarizohen sot. Mancaku, Vrapi e Fagu ishin nga lojtarët bazë të Besës këtë sezon.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›