Rama në Londërtakon Toni Blerine Alaster Kempbëll
LONDER- Kryetari socialist Edi Rama ka nisur dje, në Londër takime të rëndësishme me ish-kryeministrin Toni Bler, si dhe me njerëz të njohur të së majtës britanike. Burimet zyrtare konfirmojnë vizitën e kreut socialist, i cili do të kthehet sot në atdhe. Rama ka takuar edhe Alastair Campbell, një gazetar i njohur britanik, producent televiziv dhe një ndihmës politik. është e njohur puna e tij si drejtor i Komunikimit dhe Strategjisë për kryeministrin Toni Bler, që prej vitit 1997 dhe vitit 2003. Ai filloi të punonte për herë të parë për ish-kryeministrin britanik Toni Bler, që në 1994. Një informacion i tillë është publikuar në faqen e internetit të Campbell. GSH shkruan sot se takimi i Ramës me gazetarin e njohur britanik nuk është i rastësishëm. Burimet- të cituara nga kjo gazetë- thonë se kryetari socialist është duke bërë përpjekje për të kontaktuar me një kompani të njohur e të suksesshme, për ta asistuar vetë Ramën dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet e afërta për pushtetin vendor.
Rama e ka ndjekur këtë traditë prej kohësh, që nga fushata e tij e parë për kryetar bashkie. është publik tashmë bashkëpunimi i tij me kompaninë amerikano-izraelite. Në zgjedhjet e vitit që vjen, Ramës i duhet të përcaktojë një strategji sa më të mirë për të nxjerrë fituese PS-në. Ndaj, edhe burimet thonë se përpjekjet për të kontaktuar me një këshilltar të huaj për strategjitë politike kanë kohë që kanë filluar. Këtë herë, duket se Rama ka pëlqyer që të marrë diçka nga suksesi i ish-kryeministrit të majtë britanik, Toni Bler. Ndërkohë që zgjedhjet vendore janë një sfidë e madhe për Ramën.
(s.g/GSH/BalkanWeb)