Zhdukja e Bleonësdëshmi ekskluzivenga Zapodi i Kukësit
KUKES- Bleona kishte insistuar të shkonte në bjeshkë ku kulltonin bagëtitë kushërirat e saj. Më pas zhdukja pagjurmë sikur mali të ishte carë, të kishte përpirë vogëlushen. Xhupi i 6 vjecares do të mbetej e vetmja provë që Bleona në minutat e fundit kishte qenë e ulur në atë shkëmb.
E gjithë vëmendja është përqëndruar në fshatin e largët, Zapod, ( 40 km larg Kukësit, dhe shumë afër Kosovës, rreth 400 metra nga kufiri) të cilit shumë kush deri dje nuk ia dinte as emrin, por që pasditen e 22 majit, në rrethana ende të mistershme u zhduk Bleona.
Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha në emisionin e tij Xhungël, të transmetuar mbrëmë në TV NEWS24 solli për herë të parë dëshmitë e vajzave të cilat vogëlushja i kishte ndjekur nga pas në mal pasditen e 22 majit për të mos u kthyer më në shtëpi (të paktën deri sot 8 qershor 2010)
“I thashë të kthehej në shtëpi. Kur ktheva kokën pashë Bleonën të vinte pas meje. Ajo qante dhe kërkonte që të më vinte pas. Atëherë e ndihmova të kalonte rrugën e keqe. E cova te Alketa (halla e vajzës). E ulëm tek xhupat për të pushuar dhe të gjithë zunë pozicionet e veta për të marrë bagëtitë”- dëshmon Qamile Mata ( vajza e axhës e Alketës) për mikrofonin e NEWS24. Më pas vajzat, Qamilja, Alketa, Gentiana e Diana, Rudina kishin zënë pozicionet e veta për të marrë bagëtitë që do i kthenin në shtëpi.
“Rudina me qingjat e saj në atë caste ishte shumë afër vajzës. Ndërsa unë në cdo 5- 10 metra i bërtisja Lonës. Një moment ajo më tha pse më bërtet, se s’ të kam bërë gjë ... Për herë të dytë kur e thirra nuk më dha përgjigje. Kur ishim këtu ajo më kërkoi ujë dhe unë direkt shkova tek burimi. “- vazhdon dëshmia.
Ndërsa Alketa ( halla e vogëlushes) thotë se i kishte parë Qamiles të mbante në dorë dhe xhupin e Bleonës dhe e kishte pyetur për të. “Bleona duhet të ketë shkuar në shtëpi”- dëshmon Alketa e cila më pas shton se pasi ishte informuar në shtëpi se 6 vjecarja nuk ishte kthyer kishte kontrolluar gjithë zonën.
Vajzat rrefejnë gjatë emisionit Xhungël se nuk kishin parë asnjë të huaj atë ditë në zonën ku kishin dalë për të kullotur bagëtitë, madje në momentet e fundit kur kishin shkëputur kontaktet me Bleonën nuk kishin dëgjuar as të qarat e vajzës apo ndonjë zhurmë tjetër të dyshimtë.
Ndërsa një dëshmi tjetër, ajo e gjyshes së Bleonës, tregon se kishte parë një djali të ri i panjohur në zonë, i veshur me xhup të zi që kishte ndjekur pas vajzat.
Policia e shtetit në bashkëpunim me policinë e Kosovës vazhdojnë kërkimet për gjetjen e gjurmëve të vogëlushes, ndërsa dje ajo është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia ka shpërndarë foton e vogëlushes në të gjitha pikat kufitare ndërkombëtare dhe ka vënë në dispozicion shumën prej 3 milionë lekësh për këdo që jep informacione mbi fatin e Bleonës.
(Suela Gera/BalkanWeb)