Grupi PD-së, padi penalendaj deputetit Tom Doshi
TIRANE- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë sot kallëzimin penal ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Tom Doshi, “i cili në seancën e 24 majit 2010 kërcënoi me vdekje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë deputetin e Partisë Demokratike, Gent Strazimiri”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë dje nga zyra e shtypit e Kuvendit.
Sipas Kuvendit nga ana e deputetit të PD-së, i cili po diskutonte në foltoren e Kuvendit nuk “u shqiptua asnjë fjalë fyese ndaj kolegëve të opozitës” dhe se “incidenti u provokua pa asnjë arsye”
Grupi PD do të vendosë në dispozicion të organit të akuzës pamjet filmike që janë transmetuar në tv duke i bashkangjitur dhe kallëzimin penal “kanosje për shkak të detyrës”, sipas nenit 238 te Kodit Penal të Shqipërisë e cila parashikon dënim edhe me heqje lirie.
Zyra e shtypit informon se ky nuk është rasti i vetëm kur deputeti socialist Tom Doshi bëhet protagonist i ngjarjeve të dhunshme dhe kujton goditjen nga ky i fundit të një gazetari në një ambjent publik të Tiranës dhe për të cilën ai nuk u ndëshkua.
Incidenti
Ne seancen e 24 majit deputeti i PD, Strazimiri nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar deputetëve socialistë të shfrytëzojnë 2-javëshin ultimativ të vendosur nga ndërkombëtarët për të lexuar nenin e Kodit Zgjedhor që flet për asgjësimin e fletëve të votimit. “Uroj që ta lexoni mirë këtë mesazh, që nuk është si ato sms-të që deputetët grevistë iu çonin familjarëve”, - është shprehur mes të tjerash Strazimiri. Përmendja e familjes ka qenë e papranueshme për socialistët, të cilët të udhëhequr nga deputeti Tom Doshi, janë drejtuar për tek foltorja e Kuvendit. Doshi i është afruar foltores në drejtim të deputetit demokrat duke tentuar ta qëllonte atë. Punonjësit e Gardës së Republikës, që kanë bërë rrethimin e foltores për të shmangur çdo përplasje fizike. Menjëherë kryerja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar ndërprerjen e seancës për qetësimin e situatës. Pas seancës, byroja parlamentare vendosi të përjashtojë për 15 ditë deputetin Tom Doshi.
(s.g/BalkanWeb)